Selca:Gjeneral Rrahman Rama figurë emblematike kombëtare
Selca:Gjeneral Rrahman Rama figurë emblematike Kombëtare
Gjeneral Rrahman Rama është një nga emrat që bart me vete peshën e sakrificës dhe nderin e luftës çlirimtare. Bashkëluftëtar i Adem Jasharit, i Hashim Thaçit dhe i shumë heronjve të tjerë të UÇK-së, ai ishte aty kur Kosova po lindte me gjak, guxim dhe besë.
Nga ditët më të vështira të luftës, deri në ndërtimin e TMK-së dhe më pas të FSK-së, gjenerali Rrahman Rama mbeti simbol i disiplinës, profesionalizmit dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun. Ai nuk e pa uniformën si privilegj, por si përgjegjësi ndaj dëshmorëve dhe brezave që vijnë.
Sot, si kandidat për deputet nga PDK, ai vjen jo për lavdi personale, por për ta çuar më tej amanetin e atyre që ranë për liri. Me përvojë ushtarake, me autoritet moral dhe me zemër atdhetari, Rrahman Rama përfaqëson zërin e luftës së drejtë dhe të shtetit të fortë.
Kosova ka nevojë për njerëz që e kanë mbrojtur me armë dhe që dinë ta mbrojnë edhe me ligj, me dinjitet dhe me vendime të drejta.
Gjeneral Rrahman Rama – besnik i lirisë, i UÇK-së dhe i Kosovës Shqipërisë dhe betimit tonë për Bashkim Kombëtar

