Shtylla e Jetës nga shkrimtarja spikatur Makfire Shala

SHTYLLA E JETËS

Njerëzim, përse harron kush je,
kur jeta është dhuratë që s’blihet me asgjë?
Në këtë tokë jemi veç kalimtarë,
sot jemi këtu, nesër kujtim i harruar.

Jetoje jetën, por përpiqu të mos lëndosh askënd,
sepse çdo zemër ka një plagë që s’e rrëfen.
Bëj mirë, edhe kur bota të kthen shpinën,
shpërndaj dashuri, edhe kur të falin dhimbjen.

Mos e mat njeriun me pasuri e pushtet,
por me shpirtin që mban dhe mirësinë që jep.
Se nuk është i madh ai që botën sundon,
por ai që një zemër të thyer e shëron.

Durimi është shtylla që jetën mban,
është forca e shpirtit kur gjithçka të ndan.
Është drita që ndizet në errësirë,
është besimi se nesër do të bëhet më mirë.

O njerëzim, zgjohu sa nuk është vonë,
mos e shkatërro dhuratën që Zoti na dhuron!
Mos mbill urrejtje në tokën ku jeton,
se çfarë mbjell sot, nesër do të korrësh gjithmonë.

Jeta nuk na është dhënë për ta mundur njëri-tjetrin,
por për ta ngritur atë që rrëzohet.
Nuk na është dhënë për të mbjellë dhimbje,
por për të lënë dashuri aty ku zemra thyhet.

Dhe mbaje mend, o njerëzim:
Nuk është fitore ta kesh botën nën këmbë,
nëse gjatë rrugës e ke humbur zemrën!
Sepse bota nuk mbahet nga pushteti,
por nga dashuria, mirësia dhe DURIMI!

Me respekt e dashuri,
©️ Makfire Shala, Luzern
Stadt Luzern