Profili i Ilir Gashit kandidat për këshilltarë Komunal një emër i nderuar
Ilir Ahmet Gashi – Numri 17, zëri i qytetarëve
Ilir Ahmet Gashi është rritur me rrënjë të thella patriotizmi dhe sakrifice familjare. Babai i tij,Ahmeti, ishte i burgosur politik, i cili vuajti vite të tëra për idealet e lirisë, dhe tragjikisht, pikërisht ditën që u lirua, iu mor jeta. Kjo histori e dhembshme e ka formësuar Ilirin si njeri të vendosur për të luftuar padrejtësitë dhe për të qëndruar gjithmonë pranë njerëzve.
Gjatë kohës së luftës, Iliri ishte Komandant i njësitit për Nderhyrjë të shpejt “Shqiponjat e Zeza”, duke udhëhequr me guxim e vendosmëri. E po ashtu i plagosur dy here.Pas luftës, ai vazhdoi rrugën si humanist i palodhur, duke ndihmuar dhe dëgjuar çdo qytetar me probleme e nevoja. Me ngritje të lartë shkollore, njohës i gjuhës angleze dhe i diplomuar në juridik të përgjithshëm me specializim në kriminalistikë, Iliri ka kompetencën dhe vizionin për t’i shërbyer komunës së tij, në Komunën e Pejës
Sot, ai garon për zgjedhjet komunale nën flamurin e AAK-së, me numrin 17 në fletëvotim. I drejtë, i fortë dhe i qëndrueshëm, Ilir Gashi është një njeri familjar dhe pozitiv, shembull për të tjerët.
Duke votuar Ilir Ahmet Gashin – numri 17, ju votoni për një njeri me histori, integritet dhe aftësi, që ka qenë gjithmonë pranë jush.
Voto 17 – për njerëzinë, drejtësinë dhe zhvillimin!