Fshati im -nga Ganimete Jakupi

FSHATI IM
(Dedikuar fshatit Sllatinë e Epërme)

Ehh, po e soditja anë e mbanë,
Vend më t’bukur nuk kam parë,
Vetëm Zoti këso mrekulli falë,
Sa me fat që jemi, o fshatarë!
Fshati im është I lashtë,
Nga Deda, Gjini dhe Noci,
Tre paraardhësit tanë,
Amanet na e kanë lanë,
Këtë vend me e dashtë,
Përkulje ndaj tij për me pas,
Vend me bukuri natyrore,
Fusha të blerta anë e mbanë,
Ara të rrafshëta në Anamoravë,
Ka një lum aty në mes,
I jep imazhin më pitoreskë,
Kodrat matanë na rrethojnë,
Bashkë me malet na zbukurojnë,
Rrugët, rrugicat që të shpien gjithkah,
Ah, çfarë mrekullishë ka!
Gjithë të tjerët na kanë lakmi,
Populli na quajnë si “Vend Zotrinjësh”,
Ka dy shkolla për dituri,
Një dëshmorë i rënë për liri,
Një ambulancë për shëndetësi,
Aty gjendet dhe parku “Mllak”,
Një rekreacion për merak,
Fshatarë të emancipuar,
Njerëz fisnikë të edukuar,
Kemi tradita e trashëgimi kulturore,
Nga ato të vjetrat e bashkëkohore,
Fshati im ka përjetuar gjithçka,
Regjime nga më të ndryshmet,
Njerëz të vrarë, burgosur, malltretuar,
Por, asnjëherë të nënshtruar,
Gjithmonë ka qëndruar i fortë çelik,
I pamposhtur nga asnjë armik.

Më 21.11.2020. ©️Ganimete Jakupi