Nga e nderuara Ganimete Jakupi -Nëna e dëshmorit
NËNA E DËSHMORIT
Shkoi nëna tek varri i djalit,
Me e shu dhimbjen e mallin,
Me lot në sy me të bisedon,
Çdo plagë zemre atij ia tregon.
Nëna heroinë qe plakë e krejt në vetmi,
S’ka me kënd të flasë në shtëpi,
Me fotografitë e fëmijëve çdo ditë qan,
Që akoma eshtrat s’e di ku i kanë!
Për të s’ka më festa e gëzime,
Jeta s’kishte mëshirë aspak,
I mori gjithçka që pati,
Dhe e la në mëshirë të fatit.
Sa herë tek varri i djalit shkon,
Lulet më të bukura ia çon,
Me fjalët më të bukura për të lutet,
Edhe i çon të fala nga shokët e luftës.
Nëna heroinë i lutet Zotit ditë e natë,
Që edhe për fëmijët e tjerë të marrë një lajm,
Të paktën eshtrat t’i kishte gjetur,
Këtë peng nga shpirti ta kishte hequr.
Lirinë kjo heroinë e pagoi me çdo çmim,
Por asnjëherë nuk ndjeu pendim.
Mes njerëzve plot krenari rrëfen,
Historinë e dhimbshme që zemrat i then.
25.3.2026
©️Ganimete Jakupi, Zvicër.

