Gjenerali i shquar Lahi Brahimaj dhe lideri Ramush Haradinaj në homazhe për dëshmorët

Sot, me respekt e përulje, së bashku me komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit Z Ramush Haradinaj, familjarë të dëshmorëve dhe shumë bashkëluftëtarë, bëmë homazhe në nderim të 14 bashkëluftëtarëve tanë që ranë dëshmorë në Shishman të Bokës – Gjakovë. Sakrifica e tyre në luftën e lavdishme të popullit të Kosovës, nën udhëheqjen e UÇK-së, mbetet frymëzim i përhershëm për brezat.