Ese nga Brixhilda Dede

MBASDITE

ESE

Deri në atë orë, ishte një nga mbasditet ritmike, që vjen e largohet pa lënë mesazh.
Në program vura të stërvitesha tek parku afër rrugës së shtëpisë.

Nga larg vura re mosha të ndryshme, por më tepër vështrimi më kapi mosha të thyera, bërë përpjekjet e mundshme për të mbajtur trupin në formë.

Mendova, sa jetik, sa i rëndësishëm është ky proces për njeriun, për faktin se jetëgjatësia nuk matet me vite por me vetëdije dhe mosha, mbetet vetëm një faqe e kthyer e kohës.

Kur trupi është në lëvizje sfidon kufijtë, ndezur prushin e jetës, mbajtur flakën gjallë.
Ashtu si vetë dashurua, pranvera që s’ dallon stinë.

Kur zemra dashuron, koha humbet pushtetin, vdekja nuk ka fuqi të dalë.
Ajo i jep shpirtit krahë, bërë njeriun të ecë përtej kohës, përtej kufijve të moshës.

Aty ku ka ëndrra, ka shpresë.
Aty ku ka vepra, ka rrugë jete ku horizonti të fton të ecësh.
Kush ecën drejt një qëllimi, nuk mplaket, bëhet më i pasur në kohë.

Kur vetëdija ushqehet me shpresë, mendja me dashuri dhe shpirti me krijim, koha shndërrohet në shoqëruese të rrugëtimit.
Sepse jeta,..zgjat nga kuptimi që ne ju japim viteve.

Brixhilda Dede