Opinion nga Astrit Gashi

Arba Kokallari shqiptarja e pare qe do te ulet ne Parlamentin Europian

Arba Kokallarin e ndajne 12 dite nga parlamenti Europian . Arba e lindur ne vendin e shqiponjave po fluturon drejt Brukselit. Por cila eshte Bjondina e cila pushton te gjitha mediat e shkrura dhe elektronike ne Suedi.

Arba Kokallari eshte listuar ne vendin e katert te partise Moderate ne zgjedhjet per parlament europian. Ajo edhe pse 32 vjeqare është angazhuar në çështjet e BE-së brenda partise moderate për 15 vjet. Ajo eshte zedhenes në Electrolux. Ka punuar më parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pa ashtu ka punuar me mbështetjen e demokracisë dhe ishte nënkryetar i sindikatës më të madhe rinore politike të Evropës, YEPP.

Arba lufton që e ardhmja e Suedisë të jetë në një Europë që punon për demokraci dhe fokusohet në zgjidhjen e sfidave të mëdha të përbashkëta.
”Te luftojne dhe te mbeshtesim programe per mbrojtje te klimes , të luftojme ekstremizmin që kundërshton vlerat demokratike , taksat tona te perdoren ne menyre propercionsle dhe efektive brenda shtepise sone ne BE” jane shtyllat e saj ne fushate thote Kokallari

Nese fiton ne keto zgjedhje Arba Kokallari do te fokusohet ne politike te jashtme ” Do te fokusohem ne një bashkëpunim i BE-së që ndërton paqen, lirinë, demokracinë dhe krijon mundësi për njerëzit është diçka për të cilën kam luftuar për më shumë se 15 vjet. Kjo eshte arsyeja pse unë jam angazhuar politikisht. Tani është koha për të bere këtë luftë në Parlamentin Europian premton Arba Kokalari

Ajo mendon te ece rruges se lidereve te saj te preferuar Angela Merkel, Barack Obama, Madeleine Albright. Ndersa me kryeminstrin shqiptar Edi Rama e bashkon vetem hobi per basketbollin.
Zgjedhejt per parlamentin Europian ne Suedi do te mbahen me 26 maj por ju mund te votoni secilen dite qe deshironi deri ne diten e votimit. Voto Arben qe te kemi nje dritare te hapur ne parlametin europian. Nje vote per numrin 4 me listen e moderateve do te thote nje shqiponje ne Bruksel.

Leave a Reply