Opinion nga Fatmir Brajshori-Tushi

GjYKATA SPECIALE!
( Më pëlqen Amsterdami ta vizitoj; Haga nuk më duket interesante për asgjë)

Madje edhe perenditë, po u ekspozohen sharjeve, po pësojnë mallkime, po durojnë qortime, por, sharja, mallkimi e qortimi janë karakteristikë e njerëzve të poshtër, të ulët, të dobët dhe të këqinj.
(Armesi)

Mendime Personale

Pas bërjes publike të ftesës nga Gjykata Speciale e Hagës, shumë miqë e përkrahën vendimin tim; kishte edhe nga ata që më kishin sugjeruar që të shkojë!
E para, nuk mundësh ta deklarosh një Gjykatë inekzistente, të cilën nuk e njeh ,së paku nuk e pranon qëllimin djallëzor të saj dhe në anën tjetër,të shkosh, të ulesh,e të dëgjosh pyetjet e tyre, të krijuara dhe mbledhur nga thashethemet e krijuara nga thashemegjitë,,,
Ashtu siç e kanë gjetur adresën time, kur më dërguan ftesën, po ashtu duhet ta dinë, që unë aty jetoj, frymoj, veproj, mendoj e shkruaj dhe le t‘vijnë e t‘më marrin.
Vendimin tim, për mua shumë të drejtë, më i drejti i mundshëm, veç sa ma forcuan akoma e më shumë, një seri emisionesh të tipit „ Pressing“, „ Debat“ etj ku u vërtetua katërcipërishtë, që Gjykata Speciale, me ndihmën e ca elementëve keqbërës por edhe ca mbeturinave të së kaluarës, e që qëllimi i tyre kryesor dhe parësor është, të njolloset lufta e drejtë dhe çlirimtare, në emër të hakmarrjes individuale, për qëllime personale, bënë veprime antikombëtare.
Në faktë nuk ekziston në botë ( s‘paku nuk njohë një praktikë të tillë)që për ndonjë vrasje politike, të jetë bërë ndonjë Gjykatë ndërkombëtare…
Gjykatat ndërkombëtare bëhen kryesishtë për krimet në masë, që bënë njëra palë ndaj palës tjetër; për krime lufte që ndodhin në mes palëve konfrontuese…
Pra, me konventën e Gjenevës të vitit 1949 dhe protokolleve shtesë siç janë ajo për parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit si dhe me statutin e Romës të gjykatës ( shihni statutin në faqe interneti) penale ndërkombëtare, renditja e krimeve për nga rëndësia është: Gjenocidi, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit, Agresioni…
Gjatë luftës çlirimtare që bëri UÇKja e cila më shumë ishte mbrojtëse, nuk kishte as gjenocid, krime gjatë luftes në masë kundër njerëzimit dhe as agresion në territorin e Serbisë,,,
Këto janë arësye të bollshme,që Gjykata Speciale për Kosovën,me seli në Hagë, të shpallet nga Kuvendi i Kosovës, si i pa mandatuar ose me mandat të skaduar , si gjykatë koti dhe që ka degjeneruar,duke u marrë me hetime,që nuk janë në kompetenca të saja dhe me këtë ushtrim agresioni,në gjyqësorin e pavarur të Kosovës dhe Prokurorin autonome të një shteti sovran, ka shkelur kompetencat për të cilat, gabimisht fillimisht u themelua.

2.
Se cili është qëllimi i Gjykatës dhe cilët janë akuzuesit ( ata që kanë deponuar padi në Hagë) besoj që opinioni e ka kuptuar, të hënen e kaluar,në T7 gjatë emisionit PRESSING, kur me telefon kontaktuan, një Faik Imeri ( më duket kështu quhej), i cili pohoj dhe tregoj që „ qenkan një grup i organizuar, në Hagë, të cilët kanë deponuar dëshmi, kallxime, akuza për siç tha ai „ disa vrasje politike!“
Është shumë interesante të dihet :
kush i autorizoj ,që të jenë në Hagë, kush e paguan qëndrimin e tyre dhe cili është roli i tyre?
Ashtu siç ka degjeneruar në tërësi Gjykata e Hagës po ashtu degjeneroj emisioni, për mua në drejtimin e duhur ngaqë opinioni kombëtar, kuptoj që nuk paskemi të bëjmë me asnjë krim lufte por me kallxime individuale, personale, e qëllimi i të cilave ishte hakmarrja personale…
Se Gjykata Speciale është bërë për disa prokuror dhe gjykatës ndërkombëtarë, që të marrin disa paga të majme ( për disa vite) s‘do mend sepse vet deklarimi i Milaim Zekës( i ashtuquajturi gazetar) „ që vet personalishtë,ka kërkuar takim para dy vitesh,me një prokuror“ që siç tha „ vullnetarishtë ka bë kallxime, e vërteton këtë gjë më së miri.“
Dhe ironia t‘jetë më e madhe, ai tregoj që „ u paska kërkuar „ shokëve të tij të pushtetshëm“ që ta emërojn drejtor të RTKës dhe se ata nuk e paskan emëruar.
E tash nga inati se nuk e paskan bë drejtor televizioni, ky tash, si dhelpra që i kallet bishti, si hakmarrje, „ jurish“ e tek prokurorët në Hagë për t‘i denoncuar vëllezërit e tij.
Tani shtrohet pyetja edhe sa të tillë i kemi?
Shumë shpejt do të mirret vesh!

Teksa në TV Dukagjinin, televizion që sipas dikujt qenka i njëfarë Ekrem Llukës, ishte ftuar një kolaboracionist, një bashkëpunëtor i UDBes serbe, një mjerisht shqipfolës me emrin Fatmir Sheholli.
Babai i tij që ishte po ashtu, një serbofil i betuar,qe vrarë para vitit 1998 ( më duket më 1997).
Maliq Sheholli por edhe shumë si ai, plumbin e kishin merituar. Dhe ky ishte dëshmitar në Gjykatën e Hagës dhe mund ta merrni me mend, që nëpërmjet tij, si akuza ndaj luftetarëve të lirisë, janë dorëzuar dosjet e UDBes!
Kështu që, ju që keni depunuar kallxime nga më të ndryshmet për luftetarët e lirisê, Ju që po kërkoni se kush i vrau, siç i cilësuat „ aktivistët politik të LDKës“ ose „ vrasjet politike“ me këtë rast jeni rreshtuar, krah për krah me Udbashin Fatmir Shehollin dhe me udbashët e tjerë e të cilët i dërguan nëpër burgje e gjyqe, luftetarët e lirisë të ZOLLit, Drenices, Dukagjinit, Malishevës etj…
Ja kjo është një nga arsyet, përse nuk duhet ta njohim gjykaten speciale dhe përse nuk e njohë,këtë Gjykatë,e cila nuk dallon aspak nga ato gjykatat,e ish shtetit jugosllavë,e të cilat dënonin,vetëm ata shqiptarë,e të cilët ishin vetëdija më emblematike dhe më sublimja e kombit tonë,,,

3.

Kuvendi i Kosovës duhet ta shfuqizoj vendimin e Kuvendit që më parë kishte votuar Gjykaten Speciale dhe për këtë veprim, ka shumë arsye:

E PARA,nga rjedhat e më vonshme është kuptuar ( besoj e keni kuptuar) që Gjykata ka degjeneruar dhe ka dalë nga binarët. Në fillim u tha që do hetohet periudha e luftës frontale gjatë viteve 1998-2000 sipas akuzave që aso kohe kishte ngritur „ senatori“ zviceran Dick Marty, një politikan shumë kontraverz.
Por të dashur miqë, i dashur kombi im, ju keni vërejtur që, në rrugë e sipër, akuzat e ngritura nga Marty janë zbehur, heshtur dhe nuk u përmenden më. Në kohën kur ato ishin ngritur, gazeta zvicerane „ Blick“ , që njihet për „ urrejtje ndaj shqiptarëve“ boton një artikull të gjerë, me të gjitha akuzat e ngritura sa i përket të ashtuqujtures „ shtëpia e verdhë.“
Aso kohe,kisha reaguar ndaj redaksis në fjalë,për shpifjet e bëra dhe ata ma kishin dhënë në telefon gazetarin dhe artikullshkruesin zotin Hepperger. Në reagimin tim se shkrimi i tij është shpifje, ai pohoj që të dhënat i ka nga bisedimet me Dick Martyn. Por kur unë i spjegova që në Kosovë edhe sot pas lufte, në kohë paqeje, në spitale nuk ka kushte për transplante të tilla , e ku shumica e pacienteve vijnë në Zvicër për operime ( i marrë shembullin e aktorit Hadi Shehu që iu kishte bë transplantimi i veshkës në Cyrih i dhuruar nga e shoqja) e lëre më, në kohë lufte, në shtëpi të rrënuara gati- gati nga vjetërsia, ai, gazetari pra, edhe njëherë pohoj që „ Dick Marty nuk guxon të shpifë!“
Por kur insistova që „ po deshi ai mund t‘vijë me mua, të shkojmë në Tropojë dhe ta shehë vet gjendjen e asaj shtëpie“ ai më në fund u dorëzua dhe më tha:

„ Dick Martyn e njohë, dhe ai e ka bë këtë gjë ngaqë është antiamerikan, i përbetuar dhe është kundër prezences amerikane në Europë!“

Shumë herë më vonë, vet Marty kishte deklaruar që të gjitha akuzat e ngritura i ka bë në bazë të të dhënave që ai i kishte marrë nga Beogradi.
Edhe pse ishte ftuar disa herë pêr debat ( nga shumë intelektual shqiptarë që jetojnë në Zvicër) publik ( edhe me këtë rast e ftojë)kudo që ai do të dëshironte, ky asnjëherë se ka pranuar një gjë të tillë dhe përgjigjeja e vetme e tij ka qenë:
„ Unë e kam kryer punën time!“

E DYTA
Gjykata Speciale u formua ( s‘paku kështu u tha) për kohën e luftës së vitit 1998-2000, për siç u kuptua ( ndoshta vet deputetët e kanë kuptuar gabimisht) „ kompetenca të tepruara të ushtarëve të UÇKës dhe organigramin e saj komandues“ për t‘hetuar në mos kishte krime eventuale në masë.“
Pra Gjykata Speciale do të hetonte:

  • A ka pas ekzekutime në masë nga ana e UÇK-ës…
  • A kishte deportime me dhunë të popullates serbe nga vendbanimet e tyre?
  • A ishin bë plaçkitje dhe djegje të shtëpiave serbe nga ushtarë të UÇKës, ku dhe kush?
  • A ka pas dhunime në masë ose idividuale të ndonjë femre minore serbe, nënë serbe apo thjeshtë grua serbe, para familjarëve ose edhe në shtëpia të boshatisura?
  • A ka pas ushtarë serb të zënën si rob lufte dhe si janë trajtuar ata?
    Dhe shumë pyetjeve të tjera të cilat do t‘i hetonte një gjykatë ndërkombëtare, pas një lufte mes dy etnive, për krimet eventuale që kanë të bëjnë me gjenocidin, shfarosjen në masë apo sjellje ç‘njerëzore… Dhe tek pastaj nëse do të kishim gjurmë të krimeve të tilla, do të dërgoheshin thirrjet për akterët e atyre krimeve…
    Por dihet botërishtë ,që Gjykata Speciale asnjë ama bash asnjë nga ato që ceka më lartë nuk ka mundur të gjejë ndonjë hije të zbehtë dhe ka degjeneruar duke u marrë me disa padi personale, të atyre që me vetëdije dhe pa të, janë rreshtuar krah për krah me Beogradin…

E TRETA
Të deklarohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, ata që e votuan aso kohe, e të cilët besoj që nuk dinin,se çfarë votonin, rreth degjenerimit të Gjykatës Speciale…
Ne sot po jemi dëshmitar që Gjykata e Hagës nuk po mirret me „ dyshimet e ngritura fillestare nga Marty për „ krime lufte“ por kryesishtë për disa vrasje të pas luftës, që dikush i quajti politike, dhe me këto hetime, Haga kalon kompetencat dhe ndërhyn në sovranitetin e gjykatave të Kosovës,,,
Sllobodan Millosheviqi and Co u gjykuan në Hagë për krimet që shteti serb kishte kryer në Kroaci e Bosnje e sidomos në Kosovë, për vrasje masive ndaj popullates civile, dhunën dhe gjenocidin e ushtruar.

Sllobodan Millosheviqi nuk u dërgua në Hagë për vrasje politike kur dihet që ai, në Serbi, likuidonte kundërshtarët politik, siç ishin Ivan Stambolliqi, Sllavko Quruvija, tentim vrasja e Drashkoviqit etj,,,

Edhe në shtetin Rusë, ka vrasje politike, të cilat filluan me Gjeneralin Lebed dhe të cilat vazhdojnë gjerë më sot dhe Haga nuk ngritë Gjykatë Speciale për „ vrasjet politike „ në Rusi.
Vrasje Politike ka në Bjellorusi, Kinë, Koren Veriore, Venecuelë, vende arabe, e gjetiu.
Por nuk bëhen gjykata ndërkombëtare sepse me këto gjëra mirren gjykatat vendore…
Dhe duke parë sot që, gjykata speciale e Hagës, ka kaluar kompetencat e saja, Kuvendi i Kosovës nuk duhet t‘ja vazhdoj mandatin, i cili i kalon më duket, në muajin maj të vitit 2020,,,

INTERMECO

Gjatë javës ,u bënë një seri emisionesh, në Televizionet „ tona“ ku temë boshte kishin „ akuzat e ngritura nga GJS, ku ftoheshin në studio analist koti sikurse me telefon, disa nga familjarët e viktimave të pas luftës, e të cilët deklaronin, se „ vrasjet ishin politike.“

Duke i dëgjuar,pa dallim që të gjithë , m‘u kujtua një ngjarje e vitit 1981, disa muaj pas demonstratave,,,,
Një mbrëmje, aty te shkolla fillore Asim Vokshi, policia arreston disa veta…Dikush u kishte telefonuar dhe thënë se „ aty prapa shkollës janë disa persona duke shkruar parolla armiqësore.“
Policia shkonë, i zë dhe i arreston. Por kur i zë, në flagrancë, ata kishin qenë duke luajtur me letra. Ishin disa „ kockar“ të njohur të lagjes, të cilët për çdo ditë, në qoshe të ndryshme, luanin me letra një lojë, e cila quhej:“ Një, dy!“
Luanin me pare.
Kur policia sheh që ata ishin duke luajtur letra, i liron dhe u thotë:
„ Na kanë lajmëruar që jeni duke shkruar parolla!“

Më vonë u kuptua se cili kishte qenë denoncuesi. Ai ishte po ashtu një i lagjes dhe të cilin, këta kockarët e kishin pas rreh një herë… Kur e pyetëm XY , „ qysh bre i ke lajmëruar policin se po shkruajn parolla kur t‘gjithë e dinë që ata vetëm me letra luajnë natë e ditë, XY qe përgjigjur:
„ Veç për inati se më patën rrah një herê,,, e pasi nuk muj me ua kthyer, thash, t‘ua bëj sherrin,e nashta i rrah policia“,,,
Duke përcjellë debatet televizive m‘u krijua përshtypja që, ca denoncues të radhitur krahë për krahë me Serbinë dhe Fatmir Shehollin, bënin prononcime sikur gjoja po kërkojnë një farë drejtësie, të tyre për inati,,,

Dhe Krejtë në fund
Shtabi i përgjithshëm i UÇK,lëshon një komunikatë, ku ftonë të gjithë ata që ndjehen të aftë ( më duket nga 18-55 vjetë) t‘i përgjigjen thirrjes për mobilizim dhe të jenë në shërbim, gjithėsecili të Shtabit më të afërm rajonal apo lokal.
Sipas ligjeve të luftës, secili që nuk i është përgjigjur thirrjes quhet dezertor por dihet që askush nuk është dënuar për këtë gjë; as gjatë luftës dhe as pas luftës.
A të drejtën e plotë,për t‘u marrë me „ dezertorët“ e ka pas proklamuesi i komunikatës që do t‘thotë: Pushkatim për tradhëti, burgosje për dezertim dhe dalje para gjyqit.
Gjykimet për dezertim do mund t‘i bënte edhe Qeveria e përkohëshme fill pas lufte.
Por as udhëheqja e UÇK- ës dhe as Qeveria e përkohëshme, nuk u morën me dezertorët, ani pse kishin të drejtë,sipas ligjit të luftës , ta bënin këtë gjë…
Faleminderit UÇK që nuk u morët me „ dezertorët“ e luftës“ por me udhëheqjen e luftës, që ishte si ajo e Davidit me Goliatin, taktikat e juaja, udhëheqja e juaj është jo vetëm për t‘u studiuar nga të gjitha akademit ushtarake por edhe për të zënë vend, në ndonjë kapitull të veçantë, në Bibel e Kuran.
Pse në Bibel e Kuran?
Sepse lufta dhe udhëheqja e luftës nga luftëtarët e UÇK- ës, ishte biblike dhe kuranore; pra hyjnore!

Poshtë kosovarët
Rroftë Kosova!

Leave a Reply