Opinion nga Myrvete Haxholli për Mësuesen e parë

Ajo nuk eshte thjeshte mesuese
Mesueses time Resmije Qena – Aliu❤️

Shpesh e kam kerku nje foto te saj, ta ruaj dhe ta mbaje si kujtim. Por, per 20 vite nuk arrita ta gjej as edhe nje te vetme.
Lufta na i morri te gjitha, por jo edhe kujtimet.
Kujtimet me te vlefshme nga femijeria jone: shkolla fillore, shoket, shoqet dhe mesuesen time.
Ajo ishte vet inspirimi❤️
Floket e verdhe, syte e bukur, grua e emancipuar e plot sharm por parasegjithash shembull i rralle i intelektit femror per kohen.
Ajo ishte artiste, shpirt i madh edhe motiv per suksesin e shume gjeneratave.
Edhepse nuk e kam pa me vite, do te doja ta takoj dhe ti them se sa ka vlere per mua.
Do ta uroja dhe falenderoja me shpirt, sepse ka qene shume e veqant dhe na ka fale shume me shume sesa thjeshte dituri.

Gezuar diten e Mesuesit!
Respekt per te gjitha gjeneratat e mesimdhenesve qe kontribuan ne te gjitha epokat e historise tone ?

Leave a Reply