77 Vite me parë opinion nga Muharrem Xhafa

77 vjet më parë!

8 shtatori 1943 njihet zyrtarisht si dita e kapitullimit të Italisë Fashiste.
Në Shqipëri kapitulloi Armata e 9-të e Ushtrisë Fashiste Italiane.
Gjermanët nazistë masakruan dhe pushkaruan mijëra oficerë e ushtarë italianë të dorëzuar, ndërsa një pjesë të madhe të tyre i derguan me dhunë në kampet naziste të punës në Gjermani, Hungari dhe Austri.
15000 ushtarë e oficerë italianë, që iu dorëzuan Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH, u shpëtuan nga fshatarët shqiptarë, të cilët, edhe pse në kushte lufte, i mbajtën ata me bukë e me veshmbathje, pa pyetur për urdhërat e Komandës naziste, e cila kishte paralajmëruar se kushdo që strehon italianë të armatës italiane të kapitulluar do të pushkatohet.
1500 ushtarë e oficerë italianë, që pranuan të luftojnë përkrah forcave të UNÇSH kundër ushtrisë naziste gjermane, Shtabi i Pergjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirintare Shqiptare i organizoi në Batalionin “Antonio Granshi” e në njêsi të tjera të UNÇSH.
Jo pak ushtarë e oficerë partizanë italianë trima dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë!

Lavdi PKSH!
Lavdi SH P të UNÇSH!
Lavdi Komandantit të Përgjithshëm të LANÇ-it, Enver Hoxhës!
Më 9.09.2020

Leave a Reply