Deputeti G.Syla kundër rrënimit të ish burgut të Gjurakocit

Rrënimi i Burgut të Gurrakocit është shembje e vuatjeve tona.

Sapo u njoftova për vendimin e Komunës së Istogut për rrënimin e objektit të ish-burgut famëkeq të Gurrakocit. Objekt ky që aktualisht strehon disa familje pa ofruar as kushte minimale për jetesë. Ky vendim për rrënim të objektit, gërmadhë e fundit e mbetur nga ish-burgu, që aktualisht strehon qytetarë, por dikur mbante padrejtësisht në dry aspiratën tonë për liri. Rrënimi i këtij objekti paraqet goditje të dyfishtë: ndaj qytetarëve që vazhdojnë jetën në kushte të tmerrshme si dhe goditjen ndaj kujtesës kolektive.

Burgu i Gurrakocit kishte shërbyer si ndëshkimore brutale ndaj shqiptarëve të Kosovës që nga koha e aksionit të armëve e deri në luftën e fundit. Ajo hapsirë ka vulën e torturës për gati gjysmë shekulli. Rrënimi i objektit do të ishte goditja finale ndaj sakrificës, gjymtim i temeleve të së tashmës.

Kërkoj që vendimi për rrënim të anulohet. Të diskutohet mbi mundësinë e kthimit në muze të atij objekti, ngjashëm si me Burgun e Prishtinës. Familjeve të trehuara aty t’u garantohet banim i qëndrueshëm dhe kushte dinjitoze për jetë.

Leave a Reply