Opinion nga Gjeneral Selim Krasniqi

Te japim diçka!? Te bejme kompromise!?

Pak ishte gjaku i derdhur per Liri? Pak ishin mese 2000 Heronjë e Heroina? Pak ishin me dhjetera mijera civil te vrarë? Çindra e çindra masakra, mijera femije te vrarë e te masakruar?

Pak iu duket gjenocidi që shteti kriminal serbë, beri mbi popullaten e pafajshme civile!? Pak iu duket atyre gjithe pasuria e shkaterruar e djegur dhe e bere hi e natyrisht edhe e vjedhur nga falangat e çetniket serbë!?

Po heçja dorë nga bashkimi Kombetarë a mos ju duket pak!? Ndryshimi i hymnit Kombetarë, i Flamurit dhe simboleve te tjera Kombetare, pak po ju duket!?

Po formimi i komunave te reja serbe, pranimi i gjuhes serbe si gjuhe zyrtare dhe e barabartë me gjuhen e vjeter shqipe, a mos eshtë gje e paket per ju!?

Po pranimi i planit Ahtisari, eks- teritorialiteti, statusi i kishave te vjetra katolike, qe syleshet tane i pranuan si kisha serbe e ju dhane me mijera hektarë tokë, pasuri e qytetarëve tane, a nuk eshte asgje per ju!?

Burgosja e çindra e çindra luftetarëve pas luftes, vetem per ti bere çejfin serbise dhe miqve te saj, ju duket e lehte per gjithe ato familje Atdhetare!?

E natyrisht edhe formimi i gjykates speciale per denimin e luftetarëve te UÇK-ves, nuk eshte asgjë, eshte e paket dhe fare e arsyeshme per ju!?

Pra o te mjerë, ne kemi perjetuar nje pushtim te eger e fashist! Pasi i shporrem kriminelet qe na e pinë gjakun per mese nje shekull fale gjakut te Heronjeve dhe Heroinave tona, dhe fale ndihmes se aleateve tanë, ne i bemë gjithe ato leshime e gjithe ato kompromise!

Politikajt tanë u sollen ne ate menyrë, qe vetem per te realizuar qellimet dhe interesat e uleta karrieriste, personale e klanore e per perfitime materiale, harruan te gjithë ato sakrifica, vuajtje e gjakderdhje e bene gjithë keto leshime e kompromise, e kujt!?

Krimineleve qe na vrane e na masakruan, na dogjen e na perveluan, benë gjenocid e krime monstruoze, ne syt e Nenave, Baballareve, femijeve e familjeve tona te shenjeta!

Pra, o te mjerë, mjaftë leshime e kompromise keni bere e na keni sjellë ne nje situatë te mjerë e poshteruese!

Nga çlirimtarë na bëtë kriminel e nga qytetarë te lirë, na betë te ndjehemi te shtypur e te dores se dytë!

Ne nuk kemi ku shkojmë me poshtë e nuk kemi pse bejmë leshime e kompromise te tjera, e kete duhet t’ua thoni troç edhe miqve edhe armiqve tanë!

Keto troje jane tonat dhe i kemi vaditur me gjakun me te paster te derdhur per Liri e edhe ne, si gjithe te tjeret, meritojmë te jetojmë te Lirë e te dinjitetshem ne Atdheun tonë e pa serbinë fashiste neper kembë! Ne te kunderten ne nuk jemi shtet dhe nuk meritojmë te jetojmē të lirë! SK

Leave a Reply