Erald Selca:Profesor Rexhë Këlmendi ishte emër i madh i arsimit shqip dhe i Kombit

Këto ditë morem me dhimbje lajmin për vdekjen vetëm fizike të atdhetarit të madh e të paepur , intelektualit të madh pedagogut dhe drejtorit njohur të shkolles së artit Odhise Paskali në Pejë z.Rexhë Këlmendi .

Baca Rexhë i takonte një familje që historikisht janë vrarë e pre me turq , malazez e serb për Shqipëri e progres dije emancipim dhe në luftën e fundit kryeçetniku Sllobodan Millosheviç ja vrau vëllaun me të bijët Bajram Këlmendin e njohur

Rexhë Këlmendin familjen Këlmendi të afërmit mbarë popullin i kishte goditur kjo masaker .

Gjysëmëshekulli Rexhë Kelmendi edukoi breza te terë , dhe një nga nxënësit më të lavdishem ishte Bekim Berisha -Abeja Gjiganti dhe Gjenerali i UÇK ‘së famëmadhe

Kam pas fatin dhe nderin ta njoh me vite dhe kam biseduar me të tema panumërta kombëtare e mbi artin e letërsinë ishte enciklopedi njeri me emancipim që ngriti një familje shembullore .

Nuk mjaftojnë fjalët e terë botës të përshkruajnë vlerat tuaja shumëdimensionale të intelektualit brilant, i cili ishte Rilindas i cili nuk u thye kurrë as nga tankset serbomedha

Je në panteonin e nderit dhe lavdisë baca Rexhë hero i heshtur ??✊?

Erald Selca

Leave a Reply