Selca:Gjenerali i UÇK-së Jashar Salihu Figurë monumentale Kombëtare

Gjenerali i UÇK-së intelektuali i shquar poligloti koka e luftes sonë çlirimtare baca Jashar Salihu , padyshim është një nga figurat më të ndritshme kombëtare e të gjitha etapave të historisë sonë .

Sot në përvjetorin tënd të ikjes së parakoheshme nga jeta të erdha të varri te varrezat e dëshmorëve në Prishtinë , dhe bashkë me lotët e pashmangshëm për ty pata dhe një ndjenjë krenarie të jashtëzakonshme për vepren tende kolosale në shërbim të atdheut lirisë çlirimit e Bashkimit Kombëtar

Baca Jashar ti je figura monumentale e idealistit je frymëzimi ynë i vegjelisë i opinges i shtreses atdhëtare , ti je personifikimi i njeriut që tërë jetën tende me familje me vëlla Hajdarin u vure në shërbim të çeshtjes sonë kombëtare sepse ty nuk të thyejti kurrë ish Jugosllavia vrastare okupatore nuk të mundi askush sepse ti me kontributin epokal në LPK dhe gjigant në UÇK me UÇK bërë epoke duke çliruar atdheun këtë pjesë Shqipërie

E tëra jote ishte luftë me pendë në duar , luftë me kallashnikov në duar në vija zjarri luftë në terenin politik -diplomatik me shok si Bardhyl Mahmuti etj

Ti ishe njeriu ynë i kompletuar , në sytë tuaj kur erdhi liria më shumë shihej mallengjim për shokët e shoqet e rëna dëshmor se sa gëzim për lirinë

Përjetë besnik idealeve tona të Bashkimit e ne kurrë nuk njohim nënështrim .

Lavdi jetës dhe vepres kryevlerës kombëtare të pavdekshmit Jashar Salihu

Autor:Erald Selca

Leave a Reply