Komuna e Mitrovices post mortum nderon kolosin Vesel(Sefer) Shabanin

Në ditën e mësuesit, nënkryetari Tahiri nderon me mirënjohje ish- veteranin e arsimit të ndjerin Vesel Shabani

Me rastin e 7 Marsit “Ditës së Mësuesit”, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, gjatë ditës së sotme ndau mirënjohje për ish- veteranin e arsimit shqip, ushtar, në shtigjet e lirisë, të ndjerin Vesel Sefer Shabanin.

Këtë mirënjohje si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë shumëvjeçar në fushën e arsimit dedikuar të ndjerit Veseli, e ka pranuar djali i tij Skender Shabani.

Nënkryetari Tahiri, theksoi se përmes kësaj dite ne i kujtojmë të gjithë mësimdhënësit që me punën, guximin dhe vetë sakrificën e tyre lanë gjurmë e bënë histori në arsimin shqip në Kosovë.

Leave a Reply