Nga Brixhilda Dede

Kritikë mbi poezinë nga publicisti Fali Ndreka

NJË FEMËR SI AJO

Një femër e pavarur superiore që njeh kufijtë e saj mbi gjykimin dhe arsyetimin është një femër e fortë dhe e rezistueshme ndaj meshkujve.
Mos e gjykoni atë kur është e dashuruar, as mos prisni tu jepet e gjitha.

Një femër e tillë nuk mund të bjerë preh mashtrimi, arogance apo shpirti të harruar.
Një femër e tillë i njeh mirë karakteret dhe nuk bie pre e inferioritetit.
Por edhe nëse gabon di ta shmangë shpejt të keqen prej vetes.

Një femër e tillë aq elastike dhe e besueshme, të tërheq si magnet pas vetes.
Një femër që të ble mendimin vetëm me sy, është vështirë ta dashurojë kushdo.
Por, lum ai që dashurohet pas saj, sepse është aq besnike sa dhe fisme për nga natyra.

Brixhilda Dede

Nje poezi kushtuar femres ne pergjithesi dhe speciale per femren e zgjuar, intelektuale. Vargje shume te bukura per:”Një femër e pavarur superiore që njeh kufijtë e saj mbi gjykimin dhe arsyetimin”

Kjo do te ishte e deshiruar per te gjithe.

Por a jane ne gjendje te gjithe ata qe deshirojne ti pergjigjen nje potenciali te tille njerezor, qe te kene nje bashkeshorte te till?
Sì do te ishte pergjigja dhe marrdhenie jetesore ne reciprocitet ???

Keto dhe pyetje te tjera te cojne tek tema è madhe sociale,Por”Mos e gjykoni atë kur është e dashuruar, as mos prisni tu jepet e gjitha.”

Duket e thjeshte poezia, par vargjet e poetes jane te hartuar me shume kujdes dhe ne menyre te drejteperdrejte ose ne disa vargje terthorasi,godasin ne te ashtu, te quajturin”thelbin e dashurise” dhe drites hijes se saje ne cift. Kontrastet midis bashkeshorteve, etje.Fatit apo zgjedhja,dhe shume e me shume te tjera si keto.

Cdo lexues eksploron mbi vargjet e autorit dhe secili mund te kete mendimet e tije, por e rendesishme eshte te kapet esenca e mesazhit te dhene,ne poezine apo vepren e tije letrare- artistike.

Mua me preku autorja dhe me preku me te drejte me vargjet e saje, sidomos me strofen konkluzive dhe vargjet e saje te menduara mire: “Një femër që të ble mendimin vetëm me sy, është vështirë ta dashurojë kushdo.
Por, lum ai që dashurohet pas saj, sepse është aq besnike sa dhe fisme për nga natyra.”

Urimet è mia te siqerta per poezine mike poete, Suksese te metejshme!👏✍️