Telegram përshendetës për protesten e nesërme

PERSHENDETJE
Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
Pjesëmarrësve në protestën e organizuar në Tiranë !

Ne, Forumi i ushtarakëve shqiptar të shoqatës shqiptaro -amerikane “ Bijtë e shqipes , në Filadelfia të Pensilvanisë, në USA, ju përshëndesim me respekt dhe solidaritet të thellë.!
Jemi krenarë që sot, në zemër të kryeqytetit,me mbështetjen e Kryeministri shqiptar, jeni mbledhur në protestë ,për të kërkuar drejtësi në mbështetje të Çlirimtarëve,të Komandantëve tanë të UÇK-së, të cilët që prej 5 vitesh po gjykohen padrejtësisht në Hagë, por edhe për të kujtuar me respekt roln historik tejkufitar ,që ka luajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës në luftën për liri dhe pavarësi.
Ne protestojmë sot së bashku me ju ,sepse drejtësia nuk është luks, por detyrë morale. Liderët e UÇK-së nuk kanë pasur lidhje me krime kundër njerëzimit, por kanë qenë në drejtim të një lufte legjitime për mbrojtjen e popullit të tyre nga gjenocidi i ushtruar nga Serbia. Në Hagë, si dhe këtu mes njerëzve, kërkojmë, që e vërteta të dëgjohet dhe drejtësia të zbatohet për identitetin e nderin e çdo shqiptari.Kjo është çështje dinjiteti, sakrifice për të vërtetën historike.
Le të jetë ky moment më shumë se sa një protestë ,një dëshmi e unitetit tonë,Ne jemi shqiptar që na bashkon një atdhe, një gjuhë, e një flamur.Mijëra njerëz aty,po edhe këtu do të bashkohen në një zë, si mbështetje gjithkombëtare me moton “ Liria ka emër “. Edhe ne ushtarakët këtu në Filadelfia jemi UÇK.
Le të jetë ky rast një zë i fuqishëm kundër një padrejtësie historike dhe akt solidariteti gjithshqiptar. Drejtësia nuk mund të përmbyset. Viktimat nuk mund të shndrrohen në agresorë.
Kjo protestë e drejtë e organizuar nga OVL e UÇK,nuk është vetëm thirrje për drejtësi në Hagë, por është zëri i popullit shqiptar, që nuk do të heshtë, që nuk do të pranojë padrejtësi dhe që qëndron krenar për ata që luftuan për Atdhe, për lirinë e Kosovës duke ngriturt fuqishem zerin ndaj padrejtësisë së shekujve.
Çlirimi i Kosovës, nën drejtimin e komandantëve të luftës, dhanë mundësinë të ndërtohen institucionet, që ka Kosova sot, sistemin, të drejtat, zërin ,rrugëtimin, i cili nuk është i kompletuar pa arritur drejtësinë.
Urojmë që protesta le të jetë me dinjitet e vetëdije patriotike,demonstrim i fuqisë së popullit, që di të kërkojë,të presë e të luftojë kundër padrejtësisë dhe nuk e harron asnjëherë bashkimin si kapitulli më i rëndësishëm në historinë kombëtare
Forumi i Ushtarakëve këtu në Filadelfia me mendje e zemër jemi aty me ju. Mbetemi të vendosur në mbrojtje të vlerave tona të lirisë, të nderit , bashkimit dhe të dinjitetit kombëtar dhe qëndrojmë të palëkundur: për liri, për drejtësi e kujtim të përhershëm !
Paçi sukses në këtë ditë me rëndësi historike !
Me respekt dhe përkushtim !

              FORUMI I USHTARAKEVE SHQIPTAR NE  FILADELFIA

   Kryetari                                                   Sekretari
       Niko Salavaci                                              Lutfi Brami

Filadelfia 17 tetor 2025