Liria ka emër UÇK-nga Genc Sefa -Lushnja
LIRIA KA EMËR – UÇK 🦅🇦🇱
Në zemër t’Tiranës dje gjëmoi kushtrimi,
si zani i Arbëror kur zgjohej trimi,
u ngrit si stuhí e kuqe flamuri,
me gjak e me nder, me besë burri.
Në sheshin e Skënderit, ndër zemra shqipe,
u ndez një dritë që s’ka kush me e shue,
ushtri e lirisë, me emën të shtrenjtë,
në gojë të popullit u thirr UÇK e shejt.
Nga Vlora n’Preshevë, nga Plava në Ulqin,
nga Çamëria e largët, shqipet mbërrin.
Të gjithë si një trup, si shpirt në zjarr,
për bijt’ e Kosovës, për gjakun e patharë!
O Adem i Kosovës, legjendë e gjallë,
t’thërret çdo nanë, t’bekon çdo malë;
Dje bijt’ e tu n’kryeqytet dolën,
me thanë: “Liria s’shitet për mall!”
Në dorë flamuri, n’zemër kushtrimi,
në ballë dëshmorët, në sy betimi,
UÇK-ja s’asht veç shkronjë a shenjë –
asht frymë e gjak, asht zemër e dhe!
Në Tiranë, në Prishtinë, n’nji zâ kumbon;
nji komb, nji flamur, nji gjak stërgjyshnon;
Se kush don liri, s’e harron kurrë,
se liria ka emër – UÇK në gurë!
Drejtësi për trimat që sot janë n’burg,
që mbrojtën nderin me pushkë e gjuhë,
ata s’janë fajtorë – janë dritë në terr,
janë shtylla e kombit, n’besë e n’nder!
Mos qaj, moj Nanë, se djali yt s’asht randë,
ai mban nderin e flamurit n’dorë të bardhë,
se kur të flasë drejtësia e Zotit mbi dhé,
do thotë: “Liria ka emër – UÇK!”
✍️ Autor: Genci Sefa – Lushnja
Luftëtar i robëruar në emër të Atdheut.
💭 Përshëndetje nga burgu i Idrizovës,
në një ditë me shi…