Nga Elvira Zeneli dedikim djalit

Elvira Zeneli

Ditëlindja jote Endri ❤️

Linde në vjeshtë ,
kur gjethet mësojnë të bien me dinjitet,
e drita s’ka më nxitim,
veç qëndron gjatë në cep të dritares,
si të donte të të përgëzonte.

S’e zgjodhe stinën,
por ajo të zgjodhi ty
për t’i dhënë kuptim mjegullës,
për të kthyer në frymë çdo heshtje të ftohtë.

Nuk pate hartë,
as fjalët e para në pëllëmbë,
por dielli të shkroi mbi ballë një premtim ,
të mos njohësh terr,
as kur qielli i bie vetes në gjunjë.

Në vjeshtë është dita jote ,
flamur i butë në erë,
si kujtesë, si dritë që nuk dorëzohet.
Ti ecën ngadalë, por gjithmonë drejt,
me hapat që lënë pas aromë ngrohtësie.

Ah, zogjtë të këndojnë emrin me mall,
e urimet mbërrijnë si pranverë e vonë,
si lulekuqja që çel pa frikë
në mes të gjetheve që bien.

Dhe zemra rreh e gezuar
Sepse për ty eshte dita sot
Hyjni i vjeshtes se frymëzuar
Dhe jetë e dashuri te kesh plot!