Do kujtohet me shumë aktivitete patrioti Sali Bajra
Në nderim të figurës së Sali Bajrës – Kryetar Nderi i Ansamblit “Kastriotët” dhe ish-Kryetar i Komunës së Kaçanikut në vitet ’60-ta, po realizohet një mbrëmje artistike e përbashkët, që përmes këngës, valles dhe interpretimit sjell një udhëtim shpirtëror drejt rrënjëve tona kulturore.
Në këtë program, që bashkon forcat krijuese të disa institucioneve dhe ansambleve, marrin pjesë:
- Ansambli “Kastriotët”,
- Qendra Kulturore “Kaçaniku”
- Ansambli “Jeta e Re” Sllupçan
Artistë të njohur si Nexhat Xhokli, Fetije Terstena, Nadire Breznica, Alban Luzha dhe Nazmi Hajdari do të sjellin emocione përmes zërit, fjalës dhe muzikës, ndërsa publiku do të dëgjojë për herë të parë këngën e dedikuar Sali Bajrës, interpretuar nga Fetije Terstena.
Pjesë e mbrëmjes është edhe ekspozita me fotografi dhe dokumente që ndriçojnë jetën dhe veprimtarinë e Sali Bajrës, nën kujdesin e Imri Musliut.
Kjo ngjarje realizohet në bashkëpunim të ngushtë mes:
Komunës së Kaçanikut, Komunës së Ferizajt, Qendrës Kulturore ”Kaçaniku”, Ansamblit “Kastriotët” dhe Ansamblit “Jeta e Re” Sllupçan.
Mbështetur nga:
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kastrioti SM SHPK (Ferizaj) dhe Brickos SHPK (Kamenicë).
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë mbrëmje që nderon jetën, veprën dhe trashëgiminë e një personaliteti që la gjurmë në historinë dhe kulturën e Kaçanikut – Sali Bajrës. 🇦🇱
Udhëheqës Artistik : Feim Leka

