Gjeneral Lahi Brahimaj në kullën e Isa Boletinit
Në prag të 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme për kombin tonë, e nisa ditën në Boletin, pranë vendpushimit të heroit kombëtar Isa Boletini. “Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria” mbetet mesazhi i tij i përjetshëm, që na frymëzon ta ruajmë lirinë dhe identitetin tonë kombëtar.
Nëntori është muaj i shenjtë për shqiptarët. Në Prekaz, bashkë nderuam veprën dhe sakrificën e heronjve e dëshmorëve, nga Adem Jashari te të gjithë bijtë e bijat që u bënë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Sot, më shumë se kurrë, riafirmojmë zotimin se jemi vazhdimësia e mbrojtjes së lirisë sonë. Me partnerët tanë, do ta bëjmë Kosovën euroatlantike dhe të zhvilluar.
Lavdi heronjve dhe dëshmorëve!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!

