Rilindasi Rexhep Qosja për Gjigantin botëror ENVER HOXHEN

Nga Profesor Rexhep Qosja !

-Unë kam këtu në bibliotekën time dy vepra të botuara në vitin 1937, domethënë me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. i kam lexuar jo vetëm një herë me kujdes dhe aty shihet në çfarë gjendje ishte Shqipëria në atë kohë, në një gjendje shumë të dhimbshme. Enver Hoxha e ndërroi atë gjendje, i siguroi atij populli bukën dhe mandej u arritën disa zhvillime para të cilave nuk mund t’i mbyllim sytë. Shqipëria ndërtoi institucione bashkëkohore të shtetit, të gjitha institucionet e mundshme që i ka një shtet i ndërtoi ai regjim. Ai regjim zhvilloi arsimin në përpjesëtime të mëdha, ai regjim zhduku analfabetizmin. Shqipëria, ashtu si në statistikat Jugosllave, hynte në shtetet me numrin më të vogël të analfabetëve. Ai regjim, ndërtoi institucione bashkëkohore që i kanë shtetet më të zhvilluara të kulturës dhe shkencës, ai regjim i zhvilloi studimet albanologjike. Ne kishim para Luftës së Dytë Botërore, aty-këtu ndonjë njeri që merrej me studime shqiptare, por Enver Hoxha me regjimin e tij bëri që studimet albanologjike të institucionalizohen dhe u realizuan arritje të mëdha në të këto studime në të gjitha fushat e albanologjisë. Ky regjim ndërtoi institutet e kulturës, operës, baletit, ansamblin me shumë rëndësi të valleve popullore, ky regjim bëri institute edhe në shkencat ekzakte.
Pra, ndërtoi një shtet bashkëkohor me të gjitha institucionet politike, shoqërore, kulturore, arsimore, shkencore. Nuk mund t’i harrojmë këto. Shqipëria sot ndriçohet edhe me hidrocentrale që ka ndërtuar ai regjim, apo në radhë të parë me ato termocentrale. Ai regjim e mbrojti Shqipërinë prej përmbytjeve, e shpëtoi Shqipërinë prej kënetave. U rritën tani kënetat, u rritën aq shumë sa po bëhen vërshime ashtu si Shkodra sepse regjimi i sotëm nuk po i kushton rëndësi ose i la të shkatërrohen ato që i kishte ndërtuar ai regjim me Enver Hoxhën në krye për mbrojtjen e qyteteve, fshatrave, fushave prej vërshimeve dhe brakave.
Nuk mund dhe nuk duhet t’i harrojmë këto. E thashë më parë e dua ta përsëris se ai regjim i dha popullit shqiptar një dinjitet ndërkombëtarisht të njohur dhe kjo nuk është diçka e parëndësishme.

Leave a Reply