Opinion për znj.Esmehane Kakruki nga veprimtari Veton Binakaj

Gjak i lindur nga gjaku i Haxhi Idriz Kakrukit, njeriut që ia kushtoi jetën shërbimit ndaj Zotit dhe popullit të vet. Që në vitet 1981, gazeta antishqiptare “Danasi” shkruante për të, duke e etiketuar si një “irredentist hoxhë” teksa shërbente në Drenocin e Vokshit të Madh në komunën e Deçanit .Ai ishte përkrahës i palëkundur i të gjitha lëvizjeve për lirinë kombëtare dhe një pjesëmarrës i devotshëm pothuajse në të gjitha pajtimet publike gjatë kohës së pajtimit të gjaqeve dhe lider i tyre.Ne pajtimin publik të gjaqeve në Smolicë para popullit pat thënë:”Unë ndihem sa një mizë para këtij popullit të madh shqiptar “Sot, shumë njerëz e konsiderojnë të natyrshme që puna dhe misioni i tij të vazhdojnë përmes bijës së tij, Esmehane Kakruki, e cila synon të përfaqësojë interesat e qytetarëve në parlament. Me respekt të veçantë, ata i urojnë asaj sukses dhe përkushtim në çdo hap të këtij rrugëtimi të ri.Në kujtesën popullore jeton bindja se “molla nën mollë bie”: se bijtë dhe bijat e njerëzve të mirë trashëgojnë virtyt, ndershmëri dhe devotshmëri ndaj interesit të përgjithshëm kombëtar — vlera që nuk shiten e nuk blihen, sidomos kur fjala është për interesin shqiptar.