Veprimtari i shquar Fatmir Lekaj kujton gjigantët Rexhep Malen dhe Nuhi Berishen

Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha – dy dëshmorët e parë të rënë në mënyrë të organizuar, në kuadër të organizatës që më vonë u njoh me akronimin LPK dhe që hodhi themelet e UÇK-së.

Rexhep Malaj, në natën e 11–12 janarit 1984, së bashku me militantin e lirisë dhe studentin Nuhi Berisha, rrethohet nga policia serbe në një vendqëndrim të fshehtë në Prishtinë, në një shtëpi të një lagjeje të quajtur “Kodra e Trimave”. Duke qenë se tashmë kishte krijuar edhe një celulë të armatosur, ai, së bashku me shokun e tij të idealit, kishte vendosur të mos dorëzohej, me qëllim që, përmes sakrificës për liri, të çonte një hap përpara idealin e lirisë dhe ti tregonte regjimit serbo-jugosllav se rinia militante e Kosovës nuk ishte dorëzuar, pavarësisht se pas demonstratave të vitit 1981 regjimi kishte burgosur dhe dënuar dhjetëra mijëra liridashës nga Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kështu, rënia e Rexhepit dhe Nuhiut shënon konkretisht rënien e dy pararendësve të parë të UÇK-së. LAVDI!