Fëmija e çlirimtarëve po na bëjnë krenar në mërgatë
Jam jashtëzakonisht krenar për vajzën time, Oaza, e cila me përkushtim dhe vullnet të palëkundur ka zgjedhur të ndjekë rrugën e uniformës.
Synimi i saj është të bëhet police dhe çdo ditë po punon me pasion për ta arritur këtë ëndërr.
E dalluar që në moshë të re, ajo u nderua me gradë profesionale që në moshën 13-vjeçare — një arritje e jashtëzakonshme që na mbush zemrën me krenari dhe shpresë për të ardhmen e saj.
Rruga e saj sapo ka filluar, por me këtë përkushtim dhe vendosmëri, jam i bindur se do të arrijë shumë suksese. Gjithmonë do të jem pranë saj, duke e mbështetur në çdo hap të jetës kështu shkruan ne facebook i madhi çlirimtari B.Ademi nga Kosova Lindore

