Hajdar Beqa dhe Shtabi elektoral në Gjakovë superaktiv
Mbledhja e shtabit të PDK-së në Gjakovë dëshmoi mobilizimin dhe energjinë e jashtëzakonshme për fitoren që po vjen. Strukturat janë të bashkuara, angazhimi në terren po rritet çdo ditë dhe qytetarët po japin një mesazh të qartë: Gjakova është gati për ndryshim, për ta ndalur krizën dhe për ta rikthyer shpresën.
Kudo po dëgjojmë të njëjtat shqetësime, çmime që rriten vazhdimisht, paga që nuk mjaftojnë dhe një barrë jetese që po rëndon çdo familje kosovare.
Kosova ka nevojë për një drejtim të ri, për një qeverisje që i vendos qytetarët, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre në qendër të çdo vendimi.

