Nga Brixhilda Dede
Diku lexova: “Njerëz të pashkolluar shkruajnë për trishtimin.”
Unë besoj se trishtimi është një nga temat më të fuqishme në poezi, sepse humbja, dhimbja dhe vetmia janë përvoja njerëzore që na prekin pothuajse të gjithëve. Pikërisht prej tyre lindin reflektime të thella, ndjeshmëri dhe kuptim për jetën.
Poezia nuk matet vetëm me shkollim apo teknikë, por edhe me aftësinë për të prekur shpirtin. Ajo flet për dashurinë, jetën, natyrën, vuajtjet, shpresën dhe ëndrrat. Poeti përcjell atë që ndien, ndërsa lexuesi gjen pjesë të vetes në ato vargje.
Mjafton që fjalët të jenë të sinqerta, të ngjallin emocion, të ushqejnë mirëkuptim, dashuri apo të ftojnë në meditim. Atëherë poezia ka përmbushur misionin e saj.
Sepse arti nuk pyet gjithmonë sa ke mësuar..por sa thellë ke ndjerë.
Brixhilda Dede

