Poezi për Veli Nocin nga Ushtaraku Genc Sefa -Lushnja
𝗞𝗨𝗦𝗛𝗧𝗥𝗜𝗠 𝗜 𝗣𝗔𝗩𝗗𝗘𝗞𝗦𝗛Ë𝗠
Kushtuar Dëshmorit Veli Noci
Në Gjermani la rininë,
shtëpinë, qetësinë, jetën larg,
kur mbi Kosovë u ngritën flakët
dhe nata ra mbi çdo prag.
Nuk mundi të rrinte larg
kur atdheu thërriste në zi,
la mërgimin, la të mirat,
dhe u kthye për liri.
Në Dujakë të Gjakovës
u ndez kushtrimi i lirisë,
Veli Adem Noci u bë
mburojë e tokës dhe shtëpisë.
Me emblemën e UÇK-së në gji,
me pushkën që fliste për liri,
u përball me zjarrin e stuhisë,
për të shporrur prangat e robërisë.
Erdhi prilli i përgjakur,
me gjëmime mbi tokën arbërore;
në Hereq ra Veliu,
si një lis në ditë lufte madhështore.
Ra, por nuk ra emri i tij,
as betimi që mbajti në gji;
gjaku i tij u bë dëshmi
se pa flijim s’ka liri.
U skuq dheu i Kosovës
me gjakun e birit dëshmor,
dhe nga gjaku i tij i shenjtë
çeli liria si një kurorë.
Sot lapidari i tij ngrihet,
si flamur mbi truallin arbëror;
u flet brezave për sakrificën,
për lirinë dhe emrin dëshmor.
Veli Noci nuk është kujtim
që pluhuri i kohës e mbulon;
ai është kushtrim i përjetshëm,
që në zemrat tona jehon.
Nuk vdes ai që ra për Atdhe,
as emri që u shkrua me gjak;
Veliu rron si kushtrim i pavdekshëm,
sa herë për liri thërret ky prag.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve! 🇦🇱
Autor: 𝑮𝒆𝒏𝒄 𝑺𝒆𝒇𝒂 – Lushnja
12 gusht 2026

