Opinion nga Kumrie Shala

KUSH PO DËSHIRON TA HELMOJ POPULLIN SHQIPTAR NË HESHTJE?

Nuk jam fajtore që shoh më larg se ata që rrinë ulur në errësirë. Nuk jam fajtore që nuk pajtohem me padrejtësitë, pazaret e pista dhe heshtjen që po vret popullin tim. Faji nuk është i imi që flas drejtë. Faji është i atyre që heshtin, kur duhet të ngrihen.
Unë nuk i trembem fjalës së lirë. Ajo është arma ime, mburoja ime dhe drita e ndërgjegjes sime. Mund t’i burgosësh njerëzit, por zërin e atyre që kanë ndërgjegje nuk mund ta shuash kurrë. Dhe unë jam prej tyre.
Dua ta nderoj me përulësi dhe krenari Musine Kokalarin, shkrimtaren e parë shqiptare, simbolin e pathyeshmërisë. E burgosën 20 vite, e lanë pa familje, pa mjekim, pa dritë. U përpoqën ta thyenin, por nuk mundën. Ajo u la historisë një amanet që nuk shuhet kurrë:
“Faji im është se nuk mundën të ma ndalin “fjalën e lirë.””
Sot, kjo fjali është kambanë që bie për gjithë kombin shqiptar:
Mos heshtni.
Sepse kur hesht populli, rritet përbindëshi i korrupsionit dhe tradhtisë.
Rinia po ikën. Ajka e kombit po largohet. E ndërkohë sistemi që e quajnë “demokratik” është bërë një fasadë boshe:
zero ligj, zero drejtësi, zero moral, zero dashuri për tokën tonë.
Dhe çfarë po ndodh sot?
Po ndodh ajo më e rënda:
“Fqinjët serbë”, të cilët historikisht kanë dashur ta dëmtojnë e ta zhdukin nga faqja e dheut kombin tonë, sot po bashkëpunojnë me disa biznesmenë shqipfolës, të cilët për interesa të tyre personale po fusin në treg jo vetëm misër të helmuar, por edhe miell të dyshimtë, mish të kontaminuar dhe shumë produkte të tjera ushqimore të rrezikshme.
Kjo nuk është thashethem.
Kjo nuk është teori.
Kjo është realiteti i hidhur që po futet në shtëpitë tona.
Helm për bagëtinë.
Helm për tokën.
Helm për fëmijët tanë.
Helm për popullin shqiptar.
Dhe politika shqiptare në pergjithesi?
Heshtë.
Heshtë sepse interesi i biznesit po qëndron mbi jetën e popullit.
Dhe ja e vërteta më e dhimbshme:
Edhe pse disa herë janë kapur qindra tonë misër të helmuar në dogana, tregtia vazhdon. Po ashtu dyshohet që po vazhdojnë të hynē edhe gjera të tjera, ushqimore të dyshimta e të rrezikshme si të ishin dhurata, e qe janë helm për popullin ton.
Kur një shtet hesht përballë helmimit të kombit të vet, kjo nuk quhet heshtje.
Kjo quhet krim shtetëror dhe kombëtar.
Nuk do të bëhem pjesë e turmës që rrjedh me lumë.
Prandaj unë nuk do të hesht.
Fjala e lirë është zjarr. Është forcë. Është mburojë. Është identitet.
Dikush duhet t’ua thotë të vërtetën në sy.
Dhe unë do ta them e do ta shkruaj të vërtetën gjithmon derisa ky vend të vetëdisohet.
Populli im nuk do të helmohet nga dora gjaktare e shkaut pa u përballur me zërin tonë.

Nga :gazetarja, poetja Kumrie Avdyl Shala .