Poezi nga atdhetari i madh Lebit Murtishi

Ti oj Shqipëri!..

Ti i fale botës Pirro e Pellazgë
Ti i dhè Epikës Shkronja e Defterë
Ti i dhè Homerit në varg një Itakë
Ti i dhè Itakës me laps një Homer…

Ti i fole botës me Gjuhën e Paqes
Ti i dhë një Nënë (1) me Degë Ulliri
Ti i dhè Legjendës emrin e Rozafës
Ti i dhè një Nënë (2) me Nagant Floriri…

Ti, me Qumësht Guri ke mëkuar Gjergjin
Ti, Njëmijë Fitilë i veshe Ademit
Ti o më e Lashta Nënë e Universit
Ti i o më e trishta Dhimbje e Planetit…

1) Nënë Tereza
2) Nënë Zahidja

Leave a Reply