Komandanti dhe deputeti Ferat Shala në homazhe në Qirez e Likoshan
Sot përkujtojmë me nderime, dhimbje dhe krenari 28-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Çirezit, një nga momentet më të rëndësishme të qëndresës sonë kombëtare.
Sot, 28 vite më pas, kujtojmë me respekt të thellë dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën për lirinë që ne e gëzojmë. Sakrifica e tyre është themel i shtetit tonë dhe amanet për brezat që vijnë: ta ruajmë lirinë, ta forcojmë shtetin dhe ta ndërtojmë një të ardhme me dinjitet.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Likoshanit dhe Çirezit

