Imami atdhetar humanist Besim Halilaj falenderon bëmiresit për veprat e mira
Mirënjohje e veçantë për vëllezërit tanë në SHBA
Disa nga vëllezërit tanë, të cilët jetojnë dhe veprojnë prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dëshmuar edhe një herë se largësia nuk e zbeh dashurinë për vendlindjen.
Me zemër të madhe, ata kanë dhuruar shumën prej 7,170 dollarësh për familjet dhe njerëzit në nevojë në Kosovë.
Edhe pse prej shumë vitesh janë larg vendit të tyre, ata asnjëherë nuk janë ndalur së punuari, së kontribuuari dhe së ndihmuari Kosovën tonë, vendin ku kanë lindur dhe ku kanë rrënjët e tyre.
Në çdo periudhë, sa herë që Kosova ka pasur nevojë, ata kanë qenë pranë saj me mbështetje, solidaritet dhe vepra konkrete.
Faleminderit nga zemra për këtë kontribut dhe për gjithë atë që bëni për vendin dhe njerëzit tanë.
Zoti ju shpërbleftë shumë për çdo të mirë që bëni dhe ju dhëntë shëndet, begati e mbarësi në familjet tuaja.
Kosova nuk i harron bijtë e saj që nuk e harrojnë atë.
Lumet ne për Zotin e lumet ju për shpirtin tuaj bamirës!

