Çfarë m’i bëre zemres time -Lida Bashllari
ÇFARË M’I BËRE ZEMRËS TIME
Nuk e di ç’m’i bëre zemrës,
Që ma burgose në çast.
Ma mban peng në zemrën tënde,
Një mijë çelsa ke vënë lak.
Çfarë pësoi zemra ime,
Pak rebele, por e brishtë.
Që i shton rrahjet dhe fjalët,
Në këtë lidhje të dyfishtë.
Të të dua, mos të kem,
Është një dhimbje për së gjalli.
Mos të prek, kur më mungon,
Shpirti po më plas prej malli.
Çfarë m’i bëre zemrës time,
Që pa ty nuk rri dot më.
Të kërkon kur s’të ka pranë,
Dhe ka frikë se mos e lë.
Dreq a çfarë si mund ta quaj,
Këtë ndjenjë robëruese.
Mos të lutem në ke zemër,
Po më lodh me lojë sfiduese.
Lida Bashllari

