Gëzuar ditëlindjen vëllau im i jetës David Nue

GËZUAR DITËLINDJEN, VËLLAI JETES DAVID NUE!

Në këtë ditë të veçantë, të uroj nga zemra shëndet, lumturi, begati dhe shumë vite të tjera pranë njerëzve që të duan dhe të vlerësojnë.

Davidi nuk është vetëm një emër, por një vlerë njerëzore, familjare dhe atdhetare. Është njeriu që familjen e ka në zemër, që dashurinë për atdheun e mban si amanet dhe që humanizmin e dëshmon përmes veprave, respektit dhe përkushtimit ndaj njerëzve.

Vlera e një njeriu nuk matet me atë që posedon, por me gjurmët që lë në jetën e të tjerëve. E ti, David, me karakterin, mirësinë, punën dhe dashurinë tënde për familjen e kombin, ke dëshmuar se nderi dhe njerëzia janë pasuritë më të mëdha të njeriut.

Uroj që Zoti të të japë shëndet e forcë për të vazhduar rrugën tënde, duke qenë gjithmonë shembull i një familjari të mirë, një atdhetari të përkushtuar dhe një njeriu human.

Gëzuar ditëlindjen, vëlla David! Respekt, mirënjohje dhe dashuri për ty. Edhe 100 vite të lumtura! nga unë dhe familja ime me dashamiresi yt vëlla Eraldi