Opinion nga veprimtari i shquar Ismet Sylejmani

Retrospektive

SHTYPI PERIODIK LEGAL NË GJUHËN SHQIPE NË KOSOVË PAS LDB-së, DHE QËNDRIMI I TIJ NDAJ SHQIPËRISË, PPSH-së DHE ENVER HOXHËS

       Kur deri në një masë të madhe kanë ‘’pushuar’’ dhe janë ‘’fashitur’’ pasionet e mëdha histerike e në formë fushate të autorëve të shkrimeve antienveriste, është me interes mjaft të madh për të sotmen por edhe për të ardhmen, të dihet ekzaktësisht se cili ishte qëndrimi i mbajtur i shtypit shqiptar legal që është botuar në Kosovë pas LDB-së ndaj Shqipërisë, PPSH-së dhe veçanërisht ndaj figurës e personalitetit të Enver HOXHËS? 

Në bazë të këtij vështrimi kronologjik, do të jetë më lehtë të nxirret një konkluzion më i saktë, pse aq vrazhdë u sulmua Shqipëria socialiste, PPSH dhe Enver Hoxha, edhe gjatë e pas kohës kur dolën në skenë partitë politike shqiptare në Kosovë dhe viset e saj ???

      Në faqet e shtypit legal në gjuhën shqipe që është botuar kohëve të fundit( pas fillimit të shpërbërjes së ish-Federatës Jugosllave  e së bashku me të edhe të dekompozimit të organizatave politike antishqiptare si: LKJ, LSPP e LRS e sipas disave edhe pas ‘’demokracisë’’ (sic!), në vend se të botoheshin shkrimet që trajtonin të kaluarën e lavdishme të historisë së popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi, format dhe metodat e luftës që duhej t`i përdorte populli ynë në të ardhmën për t`u çliruar nga zgjedha e pushtuesve serbo-maqedono-malazezomëdhenj, , t`u jepej mundësia në formë të intervistave e shkrimeve të ndryshme të paraqiteshin ish- të burgosurit politik të vjetër e të rinj, por edhe atyre që nuk bënë burg po që dihej se ishin në ballë të luftës, pasi dihet që këta të gjithë së bashku me dëshmorët ishin dhe mbetën shtylla vertebrale e qëndresës dhe heroizmit të popullit tonë në luftë kundër pushtuesve serbo-maqedono-malazezomëdhenj e veglave të tyre e tradhëtarëve të popullit tonë etj., etj., aty përkundrazi i`u la dhe i`u kushtua me koshiencë të plotë një hapsirë mjaft e madhe shkrimeve dhe intervistave të ndryshme që fyenin Shqipërinë socialiste, PPSH-në dhe Enver HOXHËN etj.
        Ky shkrim ka për qëllim ta sqaroj opinionin lexues brenda e jasht, se shkrimet e botuara në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë pas ‘’demokratizimit(sic!), nuk ishin e vazhdojnë të mos jenë asgjë tjetër, përpos kontinuitet logjik i atyre shkrimeve të shumta të botuara në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë pas LDB-së ku Shqipëria, PPSH dhe Enver HOXHA janë sharë, fyer dhe denigruar me qindra dhe mijëra herë nga ana e armiqëve të të gjitha ngjyrave dhe llojeve të popullit tonë dhe bashkpunëtorëve të tyre, plehrave shqiptare.
     Gjithashtu ky shkrim ka për qëllim të sqarojë jo vetëm se kuzhina dhe makineria propagandistike e shovinistëve nga Beogradi, Shkupi dhe Titogradi ishte në shkatrrim e sipër, për shkak se për 45 vjet rresht kishte botuar qindra dhe mijëra ekzemplarë librash të veçantë, gazetash e revistash të ndryshme kundër historisë së popullit shqiptar dhe kulturës së tij në përgjithësi, kundër luftës për liri të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi dhe atë veçanërisht pas ngjarjeve revolucionare të pranverës së kuqe të vitit të madh 1981. Por edhe për faktin se është shkruar me pasion dhe atë në qindra dhe mijëra ekzemplarë për ‘’kundërrevolucionin’’, ‘’nacionalistët’’, ‘’separatistët’’, ‘’iridentistët’’ e ‘’terroristët’’ shqiptar. Kundër levizjeve, organizatave e partive politike ilegale revolucionare e kundër bijave e bijëve që ishin pjestarë të thjeshtë ose në udhëheqjën më të lartë të tyre.

         Lexues të nderuar!
         Kuzhina dhe makineria propagandistike serbo-maqedono-malazeze me siguri se do të ishte riparuar me urgjencën më të madhe për të vazhduar edhe më tej rrugës së vjetër, sikur në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë edhe pas ‘’demokratizimit’’, të mos botoheshin shkrime që ia kalonin edhe parashikimeve më ekstreme të saj dhe antishqiptarëve më të qoroditur. 

Të gjithë ata artikuj, ese e studime që janë botuar e botohen kohëve të fundit pa ndërprerë nëpër faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë, në mënyrën më besnike e më të sinqertë e ruajnë kontinuitetin e traditës së vjetër të gjithë atyre shkrimeve të mëparshme.

     Këtë realitet që padyshim se është i hidhur dhe shkon në funksion të të gjitha atyre programeve të mëdha e të rafinuara antishqiptare, mund ta vërtetojë kush të dojë dhe kur të dojë, vetëm duhet pasur durim dhe le t`ia hedhë një perlustracion të gjitha atyre shkrimeve të botuara nëpër faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë që pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme.

     Që ju lexues të dashur, të keni një pasqyrë të gjerë dhe të keni rast të verifikoni të vërtetën në dritën e fakteve, do të kthehemi në retrospektivë të së kaluarës dhe do të sjellim fakte e argumente të pakontestueshme, të cilat katërcipërisht e në mënyrë absolute i vërtetojnë të gjitha ato që do t`i themi më poshtë, vetëm duhet pasur durim, dhe kjo vlenë në mënyrë të veçantë për ata lexues që pamarrë parasysh faktet dhe argumentet, kohën dhe hapsirat kur janë zhvilluar ngjarjet, koniukturat e brendshme dhe të jashtme të atyre periudhave të caktuara historike, i mbështesin autorët e atyre shkrimeve që janë kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver HOXHËS.

QË KUR U DENONCUA TRADHTIA, FILLOI TË FYHEJ E DENIGROHEJ SHQIPËRIA

       Populli shqiptar nga të dy anët e kufirit si dhe në diasporë, por edhe të gjithë miqtë dhe dashamirët e shumtë të tij anë e kënd botës, e dinë se viti 1948 ishte viti që përfundimisht shënoi prishjën e mardhënjeve ndërshtetrore të të dy shteteve ‘’mike’’ dhe fqinje, Shqipërisë dhe Jugosllavisë. 

Prishja e mardhënjeve shqiptaro-jugosllave shënoi përfundimisht fundin e iluzioneve dhe të besimit të ‘’tepërt’’ të udhëheqjes së popullit shqiptar në Shqipëri, ndaj jugosllaveve dhe veçanërisht ndaj krerëve udhëheqës të PKJ-së.

Duhet theksuar faktin se kjo prishje e mardhënjeve me Jugosllavinë nuk i kishte zënë në befasi dhe të papërgaditur popullin shqiptar me Enver Hoxhën në krye, sepse shenjat e para të qëndrimit antishqiptar e shovinist të jugosllaveve ishin vërejtur që në Pleniumin e II-të të KQ të PKSH-së të mbajtur në nëntor të vitit 1944 në Berat, kur përfaqësuesi i PKJ-së antishqiptari e shovinisti Velimir Stoiniq i ndihmuar dhe i përkrahur pa rezervë nga tradhtari Koçi Xoxe e K*, deshën ta njëllosnin dhe përmbysnin rolin e madh, të pazëvendësueshëm e të pavdekshëm të PKSH-së dhe të Enver Hoxhës në LANÇ etj…

 Viti 1948 është viti që përfundimisht varrosi shpresat e mëdha të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavinë, se me të përfunduar LANÇ-re, do të pasonte bashkimi i Kosovës dhe viseve të saj me shtetin amë.

Prishja e mardhënieve në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë më 1948, shkaktoi dhe ngjalli frigë e pasiguri edhe më të madhe tek populli ynë i shumvuajtur e fatkeq, por trim e i papërkulur, se dhuna dhe terrori i shovinistëve serbomëdhenj do të binte edhe më tej pamëshirshëm mbi të. Kjo frigë e pasiguri e manifestuar në ato rrethana e momente të turbullta e të paqarta e vërtetoi koha dhe realiteti katërcepërisht se kishin pasur bazë dhe mbështetje reale, sado që udhëheqës të ‘’dashur’’ të ‘’tij’’ si
Ali Shukriu e qelbanikë të tjerë i kishin thënë dhe premtuar popullit që në mbledhjën e Kuvendit të Kosovës në Prizeren më 1945 se :’’… bashkimi i Kosovës me Jugosllavinë përkatësisht Serbinë, është më me perspektivë se sa me Sqipërinë…’’; prishja e mardhënieve në mes të Shqipërisë dhe Jugosllavisë, u krijoi dhe dha mundësi më të mëdha pushtuesve që ta intensifikojnë edhe më shumë e në mënyrë më të përfeksionuar politikën e shtypjës dhe të shfrytëzimit, të dhunës dhe të diskriminimit, të shpërnguljes dhe shfarosjës ndaj popullit tonë dhe të sjellin në pushtet veglat e tyre besnike, plehrat me njëqind flamuj në xhep, pseudopatriotët dhe pseudointelektualët të kallëpit a la F. Hoxha, A.Shukriu, S.Hasani e marioneta të tjera; prishja e mardhënieve në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, u shërbeu armiqëve dhe tradhtarve si një pretekst, e armë të fortë justifikuese përpara opinionit të jashtëm e edhe atij të brendshmit, per ti qëruar hesapet fizikisht dhe për ti dënuar me vite të tëra burgu e për ti përplasur nëpër kazamatet më të tmerrshme të rregjimit gjakatar titist si Goli-Otoku, Nishi, Lepogllava, Pozharevaci etj., partizanë, komandantë e zëvendëskomandantë, komisarë e zëvendëskomisarë luftëtarë këta trima e të dalluar gjatë LANÇ-së, patriot e intelektual shqiptar të cilët nuk iu bindën dot urdhërave të shovinistëve titistë dhe shërbëtorëve të tyre; prishja e mardhënieve në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, iu dha dhe krijoi mundësinë reale armiqëve dhe tradhtarëve të popullit tonë, që të shtijnë nën kontroll edhe më të egër policor shtypshkronjën, dhe kështu të cenzuronte me më rreptësi e fanatizëm çdo shkrim me përmbajtje e porosi kombëtare që dërgohej për tu botuar në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë pas LDB-së etj., etj., etj.. Lexues të nderuar! Ja se në çrrethana dhe kur kanë filluar të botohen të gjitha ato shkrime, vështrime, analiza, studime të gjëra, të gjata e të thella kundër vetës qenies së popullit shqiptar, historisë, kulturës dhe traditës së tij të lashtë e të lavdishme, kundër Shqipërisë socialiste, PKSH-së (PPSH-së), e kundër figurës së udhëheqësit të lavdishëm të popullit, partisë dhe shtetit shqiptar, Enver Hoxhës. As në faqet e gazetave, revistave e të botimeve të veçanta të ish-Jugosllavisë së vjetër, por më vonë as edhe kësaj të së resë, nuk ishte shkruar dhe nuk do të shkruhej më zi, se çdo të shkruhej në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që do të botohej në Kosovë e vise.
Akuza të poshtëra e banale, shpifëse dhe falsifikuese që me të vërtetë ishin një inkarrnim i natyrshëm me politikën antishqiptare që ndiqte rregjimi titist dhe tradhtarët, u botuan në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që u botua në Kosovë e vise pas LDB-së, kundër historisë, kulturës dhe artit të lashtë ilir të popullit shqiptar në tërësi dhe në veçanti kundër atij që jeton e do të jetojë në trojet e të parëve të tij në hapsirën e ish-Jugosllavisë.
U botuan shkrimet përplot falsifikime, fyerje e insinuata kundër figurave më të mëdha e më të lavdishme të historisë së popullit tonë; kundër Skënderbeut e Avdyl Frashërit, Dedë Gjo Lulit e Isa Boletinit, Ismail Qemalit e Hasan Prishtinës, Luigj Gurakuqit e Azem Bejtës, e deri te heronjtë e dëshmorët më të ri të kombit si kundër Xheladin Hanës e Fazli Grajçevcit, Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës, Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut etj.; kundër LANÇ-së që u zhvillua në Shqipëri, Kosovë e vise; kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe kundër udhëheqësit të popullit, partisë dhe shtetit shqiptar Enver Hoxhës.

Gjatë gjithë përiudhës gjysëm shekullore kur janë botuar të gjitha ato shkrime në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë, kundër popullit shqiptar të Shqipërisë socialiste, kundër PPSH dhe Enver Hoxhës, po aty bri atyre shkrimeve janë botuar dhe botoheshin shkrimet për ‘’kundërrevolucionin’’ shqiptar të vitit 1945 të udhëhequr nga patrioti e komandanti i madh i kombit Shaban Polluzha; shkrimet për Serbinë si ‘’atdhe’’ i shqiptarëve, për ‘’vëllazërim-bashkimin’’, për ‘’jetën e lumtur e të pabrenga’’ të shqiptarëve në Jugosllavinë ‘’socialiste dhe vetçeverisëse’’, për ‘’nacionalistët’’, ‘’separatistët’’, ‘’irridentistët’’, ‘’terroristët’’ shqiptar etj., etj..
Po ashtu janë botuar shkrime ekskluzive ku u janë thurrur elozhe madhështore armiqëve dhe tradhëtarëve të popullit tonë si Titos, Rankoviqit, Tempos, A.Shukriut, S.Hasanit, F.Hoxhës, Millosheviqit, A.Vllasit, Igiqit, Rr.Morinës etj., etj..

PËRKRAHJA QË IU DHA LUFTËS SË POPULLIT TONË NGA ANA E SHQIPËRISË, PPSH DHE ENVER HOXHËS, U KLASIFIKUA PËRZIERJE FLAGRANTE NË PUNËT E BRENDSHME TË ISH-JUGOSLLAVISË NGA ANA E POLITIKËS ZYRTARE TË KOHËS DHE KUISLINGËVE

Atëherë kur në Shqipëri nën udhëheqjen e PPSH-së dhe të Enver Hoxhës, populli shqiptar kryente rindërtimin e vendit të djegur dhe të shkatrruar gati totalisht nga flaka e LANÇ-së; kur hidheshin themelet e shtetit të ri shqiptar; kur e gjithë Shqipëria nga të gjitha anët gumzhinte si zgjua bletësh, ngase në tokën shqiptare kishin filluar të ndërtoheshin ura, kombinate, fabrika, uzina, hidrocentrale, porte, hekurudha dhe shkolla fillore dhe të mesme, fakultete, spitale etj.; kur thaheshin këneta e hapeshin toka të reja pune e kryheshin sa e sa vepra të tjera që ia rrisnin dhe ndryshonin rrënjësisht pamjen atdheut të qindra e mijëra dëshmorëve, të cilët kishin derdhur gjakun pa e kursyer vetëm e vetëm që Shqipëria të jetonte e lirë dhe e pavarur.
Ashtu edhe ndodhte, ëndrra e tyre bëhej realitet, sepse në udhëheqje të Shqipërisë ishte Partia e Punes me Enver Hoxhën në ballë.
Populli shqiptar për herë të parë në historinë e tij pas vdekjës së Gjergjit legjendar kishte në ballë të tij një udhëheqje të aftë e të ngritur si politikisht ashtu edhe ushtarakisht, si moralisht ashtu edhe kombëtarisht, që me sukses u bënte ballë e rrezistencë sfidave të ndryshme të armiqëve të brendshëm e të jashtëm, prandaj dhe populli e donte e i shkonte pas, sepse e kishte nxjerrë nga gjiu i tij, dhe ajo kishte dhënë prova të gjalla për besnikëri e largpamësi.
Në anën tjetër populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saj rrënkonte e vuante si gjarpëri nën guri.
Qizmja e rregjimit gjakatar titist i rëndonte mbi supet plot plagë, plagë këto të shkaktuara nga lufta me pushtuesit dhe tradhtarët e nga padrejtësitë e shumta të shovinistëve që po e dislokonin pushtetin despotik e gjakatar të tyre.
Dhe në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë asnjë shkrim, as edhe vetëm një fjalë të vetme kundër dhunës e terrorit të organizuar shtetëror perfid që zbatohej mbi popullin tonë të pambrojtur e duarthatë, ndërsa në anën tjetër shkrime të mbushura me sulme dhe fyerje kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe të Enver Hoxhës nuk mungonin!; atëherë kur në Shqipëri nën udhëheqjën e PPSH-së dhe të Enver Hoxhës, populli shqiptar i dëshmonte me vepër opinionit ndërkombëtar se është i aftë të vetçeveriset e të ndërtojë të gjitha strukturat e sferave shtetrore, dhe se ska absolutisht nevojë për princër e tutorizëm të kurrfar lloji e as edhe për atë jugosllav, dhe shënonte suksese të reja e të shumta në vargun e atyre fitoreve të mëdha të arritura gjatë LNÇS-së dhe pas saj. Kur populli shqiptar bënte jetë të lirë dhe intenzivisht punonte e krijonte në çdo fushë të jetës për të ardhmën e tij akoma më të lumtur; kur i realizonte me sukses të plotë, madje edhe i tejkalonte objektivat e pesëvjeqarëve dhe kur denonconte përpara opinionit përparimtar botëror dhunën dhe represionin ushtarako-policor që ushtrohej ndaj popullit vëlla që jetonte nën ish-Jugosllavi etj., në Kosovë e vise në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej nuk kishte asnjë shkrim ku të dënohej gjith ai gjenocid dhe masakër i paparë dhe i padëgjuar në historinë e popujve pas LDB-së. Asnjë shkrim kundër gjithë atyre vrasjeve, arrestimeve, burgosjeve, e dënimeve me vite të tëra dhe padrejtësi të tjera të panumërta e nga më të ndryshmet. Ndërsa shkrimet kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës nuk mungonin!; atëherë kur në Shqipëri nën udhëheqjen e PPSH-së dhe të Enver Hoxhës populli shqiptar shënonte suksese të njëpasnjëshme në të gjitha fushat e jetës, kur punonte me mobilizim e frymë të lartë revolucionare si asnjëherë më parë në historinë e tij dhe kur përmes shtypit, radios, televizionit e formave të tjera denoncohej përpara opinionit ndërkombëtar shpërngulja me dhunë e shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të saja nga trojet e të parëve për në shkretëtirat e Anadollit dhe vendeve të tjera të botës, dhe kur poashtu denoncohej me forcë rrahja shtazarake dhe poshtëruese që u bëhej shqiptarëve me rastin e aksionit famkeq të mbledhjes së armëve, në faqet e shtypit periodik legal që botohej në Kosovë asnjë shkrim nuk ishte kundër shpërnguljes me dhunë dhe kundër aksionit të armëve, e asnjë shkrim lidhur me të gjitha ato evenimente të asaj periudhe tragjike për popullin tonë, kur për një pushkë shqiptarët mbyteshin në dru etj., ndërsa shkrime të mbushura me sulme kundër politikës së drejtë dhe parimore, të kujdesit vëllazëror e të ligjshëm të Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës nuk mungonin!; kur Shqipëria, PPSH dhe Enver Hoxha njoftonin opinionin botërorë se çdhunë se çmasakër kryhej ndaj popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi, shtypi periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, botonte shkrime të kalemgjinjëve shovinist dhe atyre të shitur tek ata, se si Shqipëria ‘’shpif”’ e ‘’bllofon’’ për realitetin në Kosovë e vise; atëherë kur në Shqipëri nën udhëheqjen e PPSH-së dhe të Enver Hoxhës, populli shqiptar arrinte ti realizonte madje edhe ti tejkalonte normat e parashikuara sipas planit të shtetit dhe ku njëkohësisht denonconte përpara opinionit botërorë denimet me vite të tëra burg të pjestarëve të LRBSH-së të formuar dhe udhëhequr nga biri i madh i popullit tonë Adem Demaçi, në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, asnjë shkrim për ato dënime të mëdha ndaj bijëve tanë më të mirë, ndaj atyre sokolave që kishin pasur guximin dhe largpamësinë që në ato vitet e rënda dhe të tmerrshme të shtypjes dhe shfrytëzimit deri në palcë që përjetonte populli ynë, të organizoheshin e të luftonin për të drejtat e tij në mënyrë të organizuar. Por përkundrazi shkrime e shkrime të mbushura me sharje e fyerje në adresë të Adem Demaçit e shokëve të tij, në mesin e të cilëve ishte edhe luftëtari trim i Drenicës heroike dëshmori i popullit Fazli GRAJÇEVCI, që dënoheshin me denime drakoniane, por edhe fyerje e sharje në adresë të Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës nuk mungonin!; atëherë kur në Shqipëri nën udhëheqjen e PPSH-së dhe të Enver Hoxhës, populli shqiptar i jepte përkrahje të parezervë luftës për liri të popullit vëlla të Kosovës që kishte dalur masovikisht në demonstrata dhe kishte kërkuar: përdorimin e lirë të flamurit kombëtar, vetëvendosjen, Republikën e Kushtetutën, barazinë e gjuhëve, shkollimin e lartë e superior, lirimin e të burgosurve politikë etj., në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, asnjë shkrim nuk botohej që do të ishte në mbështetje dhe përkrahje të vullnetit të shprehur dhe manifestuar të popullit tonë në demonstratat e vitit 1968 e kundër dhunës dhe brutalitetit të përdorur ndaj demonstruesve, por shkrime të mbushura me sulme kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, kundër përkrahjes që ata i jepnin popullit shqiptar nën ish-Jugosllavinë, shkrime që atë përkrahje e interesim të ligjshëm e të natyrshëm të tyre, ashtu si edhe konkluzionet e shumta të KQ të LKJ-së, të KQ të LKS-së e të KK të LKK-së e cilësonin interesimin e ligjshëm të Shqipërisë për Kosovën si përzierje flagrante në punët e brendshme të ish-Jugosllavisë !; atëherë kur në Shqipëri nën udhëheqjen e PPSH-së dhe të Enver Hoxhës populli shqiptar denonconte përdorimin e forcës dhe brutalitetin e njësive të armatosura ushtarako-policore të ish-Jugosllavisë, të përdorura ndaj demonstruesve dhe popullit shqiptar. Kur në Shqipëri u bënte jehonë ngjarjeve të mëdha që zhvilloheshin në Kosovë; kur diplomacia shqiptare e thoshte fjalën e saj për aq sa kishte mundësi dhe atje ku dëgjohej, ndërsa në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, asnjë shkrim në anën e gjendjes së krijuar pas demonstratave të vitit 1968 e në funksion të platformës që shtronin për përpunim ato, por përkundrazi ndaj demonstruesve dhe kërkesave të tyre u botuan shkrimet me fjalët e mendimet nga më të poshtrat e më banalet që ekzistonin, ndërsa kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës u voll vrer e helm, por nuk mungonin edhe shkrimet e autorëve ‘’shqiptar’’ me përmbajtje projugosllave e proserbe, shkrime këto ku i thurreshin elozhe hipokrite atij rregjimi gjakatar e asaj udhëheqje fashiste e të përbërë prej hajdutësh e gangsterësh që ia pinin gjakun popullit, që ia hanin djersën dhe ia grabitnin pasurinë pamëshirshëm; atëherë kur në Shqipëri nën udhëheqjen e PPSH-së dhe të Enver Hoxhës, populli shqiptar më 1975 denonconte përpara opinionit botërorë proceset e montuara gjyqësore që bëheshin ndaj Adem Demaçit i cili dënohej për herë të dytë me 15 vite burg dhe shumë bijë të tjerë në mesin e të cilëve edhe Kadri Osmani e dëshmori i popullit Rexhep Malaj etj., në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, nuk kishte asnji shkrim ku ti dilej në mbrojtje bijëve e bijave të popullit tonë që dënoheshin me vite të tëra burgu, dhe kjo ndodhte vetëm e vetëm pse këta bijë sypatrembur mendonin e vepronin ndryshe nga ç`mendonin pushtetmbajtësit shovinist dhe veglat e tyre tradhëtarët e popullit tonë.
Por shkrime përmes të cilave denohej e denigrohej ashpër vepra dhe aktiviteti revolucionar i bijëve dhe bijave që qëndronin të papërkulur përpara organeve të hetuesisë së Gestapos jugosllave të quajtur UDB, dhe njëkohësisht e si zakonisht shkrime kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës etj., etj., etj..

ISHIN SHQIPËRIA, PPSH DHE ENVER HOXHA, QË TË PARËT MBËSHTETËN NGJARJET REVOLUCIONARE TË 1981

Kur udhëheqësit e popullit, partisë dhe shtetit shqiptar Enver Hoxha, me anë të veprës së tij ‘’VETADMINISTRIMI JUGOSLLAV- TEORI DHE PRAKTIKË KAPITALISTE’’ të botuar më 1979, denonconte përpara opinionit ndërkombëtar rregjimin e egër, shtypës dhe antipunëtor të Jugosllavisë, rregjim ky i cili godiste pamëshirshëm popullin shqiptar nën ish-Jugosllavinë, shtypi periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, ashtu si edhe ai Jugosllav, botoi artikuj, ese, vështrime e studime të shumta kundër kësaj vepre dhe autorit të saj Enver Hoxhës.
Kjo vepër që ia qirrte maskën fallëse armikut më të madh dhe më perfid të popullit shqiptar, Titos dhe klikës së tij shfrytëzuese, shtypëse dhe gjakpirëse, cilësohej si njëri nga sulmet dhe përzierjet flagërante në punët e brendshme të Jugosllavisë!

Data 4 maj e vitit 1980 për shtypin periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, ishte ditë zie e përgjithëshme.
Që nga 4 maji i vitit 1980 ‘’Rilindja’’ dhe të gjitha gazetat dhe revistat tjera për disa ditë rresht, dolën të veshura me të zeza, ngase kishte vdekur ‘’udhëheqësi’’ i ‘’dashur’’ i shqiptarëve, ‘’miku’’ më i madh i të gjitha kohërave i popullit të Kosovës!
Shumë shkrime, artikuj, ese e studime u botuan nëpër faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë për Titon, ndërsa autorë të atyre artikujve e eseve ishin njerëzit e shquar të shkencës, kulturës dhe artit shqiptar, me një fjalë që nga akademikët e deri të gazetarët më qyqarë.
U derdhën lotë ‘’krokodilli’’ për të madhin ‘’mik’’ e ‘’udhëheqës’’ të popullit shqiptar; u shkruan tregime e poezi të panumërta, nga shkrimtar e poet disa prej të cilëve sot na kanë mërzitur duke na mbajtur leksione për historinë e lavdishme të popullit shqiptar etj., etj.. Dhe natyrisht kur edhe gjatë kësaj periudhe populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saj, ishte në ditë ‘’zie’’, shkrimet kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës nuk mungonin, bile përkundrazi ato ishin edhe më të ‘’mprehta’’ e më të ‘’vrazhda’’, sepse duke vepruar në atë mënyrë, edhe dëshmohej më mirë vazhdimësia besnike e ‘’shqiptarëve’’ ndaj rrugës së trasuar dhe politikës së udhëhequr të të ‘’paharruarit’’ Tito!
Ky vit ka hyrë në historinë e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, si njëri nga vitet që shënoi kulmin e miopisë së etikës kombëtare gazetareske dhe marrëzisë politike e tradhtisë kombëtare në shtyp, sepse pos që iu thurrën elozhe hipokrite të panumërta armikut më të madh të popullit tonë, kur nga dishepujt e tij që kishin mbetur në pushtet si vazhduesit më besnik të veprës së tij, ndiqeshin këmba-këmbës bijtë e bijat që luftonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë Nënë ( në ilegalitet në atë kohë vepronin Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Hydajet Hyseni e bijë të tjerë), gjetën pasqyrim të plotë dhe të gjithanshëm shkrimet për njeriun që mbante përgjegjësinë më të madhe për padrejtësitë historike që i ishin bërë popullit shqiptar që jetonte nën ish-Jugosllavi!
Viti 1981 në historinë e popullit shqiptar hyri si një nga vitet që më së shumti solli transformim radikal e revolucionar në çdo fushë të jetës së popullit tonë. Gjithë ajo urrejtje e madhe e popullit tonë e koncentruar me vite të tëra kundër rregjimit të egër ushtarako-policor titist dhe shërbëtorëve të tyre në Kosovë, pritej të shpërthente dita-ditës.
Dhe kjo revoltë e koncentruar me vite të tëra, shpërtheu më 11 dhe 26 mars, ndërsa kulmin e arriti më 1 dhe 2 prill, ku i tërë populli u ngrit në këmbë dhe kërkoi të drejta e liri kombëtare.
Më 11 mars filloi rrokullisja e ortekut i cili do të rritej me shpejtësi të madhe më 26 mars, dhe me 1 e 2 prill, do të bëhej vdekjeprurës jo vetëm për rregjimin despotik të pasardhësit dhe antishqiptarit gjakatar Tito e veglave të tjera, por ishin edhe një goditje e fortë që e pësuan rregjimet e egra dhe antipopullore të shteteve fqinje të Ballkanit dhe të Evropës e më gjerë.
Kur ndaj studentëve më 11 dhe 26 mars, si dhe më 1 e 2 prill ndaj popullit demonstrues u përdorën forca dhe mjete të tjera të dhunës ushtarako-policore jugosllave të cilat janë të ndaluara për përdorim edhe në bazë të konventave ndërkombëtare; kur u vranë dhjetra e dhjetra pjestarë të popullit tonë dhe qindra të tjerë u plagosën ; kur u burgosën me dhjetra dhe qindra bijë dhe bija, të cilët u dënuan me vite të tëra burg etj., etj., në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, jo vetëm që nuk pati asnjë shkrim të vetëm, me anë të së cilit do të denohej dhuna dhe brutaliteti, masakra dhe gjenocidi që u përdorën ndaj popullit tonë trim e të pamposhtur etj., por përkundrazi u botuan shkrime e diskurse të sikarëve, të cilat në fillim dhe ne fund kishin formë dhe përmbajtje antishqiptare, antinjerëzore, antirevolucionare dhe antishkencore.
Përmes këtyre shkrimeve e diskurseve të ‘’famshme’’ të baballarëve të ‘’kombit’’, shaheshin, fyheshin, denoheshin dhe denigroheshin demonstratat që ishin me karakter të mirëfillët gjithpopullor dhe vlerësoheshin edhe nga njerëz e personalitete të shquara të shkencës shqiptare, madje edhe me tituj ‘’akademik’’ si ngjarje ‘’kundërrevolucionare’’ e ‘’antishqiptare’’, ndërsa pjesmarrësit e tyre si ‘’pleh i Kosovës’’, ‘’terrorist’’, ‘’rrugaq’’, ‘’të pa familje’’ etj.. Për ngjarjet e vitit 1981 ish-‘’akademik’’ Hajredin Hoxha shkruante: ‘’… Është e pavend dhe destruktive parulla e demonstratave kontrarevolucionare në Kosovë në vitin 1981- ‘’KOSOVA- REPUBLIKË…’’( H.Hoxha, ‘’Afirmimi i kombësisë shqiptare në Jugosllavi’’, Prishtinë 1983, f.91.).
Edhe gjatë asaj kohe e atij viti të stuhishëm, kur i gjithë populli ynë ishte ngritur në këmbë si një trup i vetëm i udhëhequr nga bijtë e tij më të mirë, dhe kur fuqishëm kërkoi të drejtat e tij të ligjshme që i takonin, asnjë qeveri, asnjë parti në pushtet dhe asnjë kryetarë shteti, përpos Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, nuk doli duke u deklaruar botërisht në anën e kërkesave revolucionare dhe demokratike të shqiptarëve që jetonin në trojet e tyre nën ish-Jugosllavinë.
Enver Hoxha në mbrojtje dhe përkrahje të ngjarjeve në Kosovë shkruante: ‘’…Në Kosovë, në Maqedoni, Mal të Zi dhe viset tjera të Jugosllavisë, ku jetojnë më tepër se 2 milion shqiptar, nuk kërkojnë tjetër veçse të drejtën të shpallin Republikën brenda Federatës, dhe se kërkesa e Kosovës për të fituar statusin e Republikës është e drejtë…’’ (Ngjarjet në kosovë, shtëpia botuese ‘’8 Nëntori’’, Tiranë 1981,f.30).
Kur në mbrojtje të ngjarjeve të lavdishme dhe revolucionare të vitit të madh 1981, nuk dilte askush, përpos popullit shqiptar që ishte vetë protagonisti kryesorë i tyre dhe i bijëve e bijave të tij që vepronin në kuadër të organizatave e lëvizjeve popullore, udhëheqësi i partisë dhe popullit shqiptar Enver Hoxha deklaronte botërisht:’’… Po çkërkojnë vallë ky popull e kjo rini e revoltuar , sot, 36-vjet pas ‘’çlirimit’’? Kërkojnë tu realizohen ato të drejta që u vunë në rend të ditës edhe në Konferencën e Bujanit në vitin 1943 se: rruga e vetme pra, që populli shqiptar i Kosovës të bashkohet me Shqipërinë është Lufta-Nacionalçlirimtare për të fituar lirinë.’’ (Enver Hoxha, ‘’Titistët’’, Tiranë, 1982, f.105-107).
Kuzhinat e propagandës në Beograd, Shkup dhe Titograd si dhe filiala e tyre në Kosovë, botonin vëllime të tëra librash e artikujsh kundër ngjarjeve revolucionare të vitit 1981 dhe bartësve kryesorë të tyre, me vlerësime e klasifikime përmbajtja e të cilave ishte nga më ekstremet dhe thellësisht antishkencore. Poashtu nga këto kuzhina dilnin edhe shkrimet me sulmet nga më të poshtrat dhe nga më idiotet kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, dhe shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë i botonte në faqet e tij të para këto shkrime!!!
Kur më 17 janar të vitit 1982 policia sekrete jugosllave (UDB), e ndihmuar në mënyrë të pakursyer nga agjentët dhe tradhtarët shqiptar, vrau në mënyrë tinzare dhe mizore tre luftëtarë të lirisë Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën, populli ynë e priti me dhembje e u hidhërua shumë por edhe u mbush me urrejtje të pakufishme për armiqt dhe tradhtarët. Lëvizjës ilegale revolucionare të popullit tonë iu shkaktua humbje dhe plagë e madhe, frontit kombëtar të rezistencës iu krijua një hapsirë e pa mbushur, por plagën edhe më të madhe dhe të pashërueshme e bënin vrasjet dhe denimet me vite të tëra burg në Kosovë e vise të shokëve të idealit të dëshmorëve.
Në ato rrethana tejet të rënda për ekzistencën e popullit tonë, në faqet e shtypit legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, përpos shkrimeve se në fshatin Untergrupenbah afër qytetit të Shtutgartit të Gjermanisë, ‘’u vranë në qërim hesapesh në mes veti tre ‘’armiq’’ të rrezikshëm të popullit shqiptar të Kosovës’’ dhe Jugosllavisë ‘’socialiste vetçeverisëse’’ etj., etj., nuk mungonin shkrimet kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës.
Në një nga komentet e shumta të gazetës ‘’Rilindja’’ mes tjerash thuhej: ‘’…nxitës dhe aleatë e nacionalistëve dhe irridentistëve shqiptar të Kosovës ka qenë dhe është Shqipëria dhe politika shtetomadhe- iridentiste e Enver Hoxhës…’’( ‘’Rilindja’’ Prishtinë, 3.II.1982, f.5). etj., etj..
Kur biri i thjeshtë i popullit tonë trim e heroik, Hydajet Hyseni dënohej me 15 vite burg dhe shumë shokë të tij, bijë të devotshëm të popullit si: Gani Sylaj e Berat Luzha, Mehmet Hajrizi e Nezir Myrtaj, Jakup Krasniqi e Bejtullah Tahiri etj., përpos shkrimeve me përmbajtje shumë të poshtër dhe fyese që botoheshin në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, për heroizmin, kompaktësinë dhe vendosmërinë e treguar të bijëve të popullit tonë përpara hetuesisë dhe gjyqit antipopullor si psh: ‘’…për veprim sa më të rrept, Hydajet Hyseni, ‘’zgjodhi’’ edhe rrobat ‘’autoritare’’ ato si të komandosëve që mbjellin vdekje atje ku nuk janë të ftuar, prandaj del në shesh se i akuzuari Hydajet Hyseni, jo vetëm se ishte ‘’ideolog kryesor’’, por sillej si njeri i ‘’çelikt’’ dhe ‘’dorë e fortë’’, çfarë në të kaluarën ishin komandosët e vendeve nazifashiste e sot të vendeve imperialiste’’, të nënshkruar nga gazetari(oborrtar), Rrustem Rugova në gazetën ‘’Rilindja’’ 11.08.1982, f.6), nuk mungonin(!) shkrimet kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës.
Në vitet 1982, 1983 etj., kur organizoheshin demonstratat në shenjë përkujtimi e përvjetori të ngjarjeve të mëdha e të lavdishme të 1981-shës, në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, shpërtheu vala dhe seria e shkrimeve kundër ‘’bandës së rrugaqëve’’, të tubuar përpara qytetit të studentëve, në qendrën e Prishtinës e në qendrat tjera në tërë Kosovën, por krahas këtyre shkrimeve nuk mungonin edhe ato kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës! Në mes tjerash në ‘’Komentin e Radio Prishtinës’’ që e botonte në tërësi gazeta ‘’Rilindja’’ thuhej: ‘’…Foto Çami, shkoi edhe më tej, shfrytëzoi rastin që të flasë për ngjarjet në Kosovë, duke u kujdesur që fjalët e tij për këto ngjarje shërbejnë si ushqim dhe nxitje iridentizimi. Kuptohet se e tërë kjo ishte e përcjellur me fjalorin tashmë të njohur të udhëheqësis së Shqipërisë, siç janë: ‘’shovinizmi serbomadh’’, ‘’pabarazia’’, ‘’shfrytëzimi’’ etj..( ‘’Rilindja’’, 3.04.1983, f.2).
Në vitin 1984 kur në mes të 11-12 janarit u rrethuan në një lagje të Prishtinës së kuqe nga forca të shumta ushtarako-policore dy luftëtarët e lirisë, trimat sypatrembur e bijt besnik të popullit tonë Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha, të cilët pas shumë orë lufte të pabarabart ranë heroikisht në krye të detyrës së lartë ndaj popullit dhe atdheut, të cilët me aktin e tyre heroik, përsëritën epopenë e lavdishme të Kodrës së kuqe të Tiranës legjendare gjatë LNÇ-së, në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, jo vetëm që nuk u botua asnjë shkrim që të dënonte aktin e vrasjes kriminale dhe mizore të bijëve të popullit tonë , njëri nga të cilët Rexhep Malaj, kishte lënë rininë dhe shëndetin burgjeve jugosllave, por përkundrazi botoi shkrime se:’’…në lagjen e Vranjevcit në Prishtinë, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha bënë vetvrasje…’’etj., ndërsa në anën tjetër shkrimet kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës nuk mungonin!
Poashtu në vitin 1984 më 8 shkurt, kur forca të mëdha ushtarako-policore rrethuan dhe vranë në mënyrë mizore luftëtarin e lirisë Bajram Bahtirin, për të cilin ashtu si edhe për bijtë e tjerë nuk mungonin vlerësimet se ka bërë ‘’vetvrasje’’ etj., ja se çbotonte shtypi periodik legal në gjuhën shqipe për rastin konkret: ‘’...pas një fjalosjeje dorasi Bajram Bahtiri vrau me revole Xhevdet Ramabajën, e pas këtij akti mizor duke u larguar nga shtëpia e vet, bëri vetvrasje me të njëjtën revole...’’(‘’Rilindja’’, Prishtinë 10.09.1984, f.2). Edhe gjatë kësaj kohe nuk munguan shkrimet kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës! Kur minatorët trima më 1988 u nisën drejt Prishtinës dhe kur me ta u solidarizuan të gjithë punonjësit tanë anë e mbarë Kosovës, për të protestuar për shkak të politikës së hapët diskriminuese e shkombëtarizuese, skllavëruese e shtypëse që ndiqte armiku ndaj tyre në veçanti dhe shtresave të tjera të popullit në përgjithësi, dhe për të mbrojtur e protestuar ndaj ndryshimeve kushtetuese që përgaditeshin të bëheshin, faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, jo vetëm që nuk kishte shkrime që tu dilnin në ndihmë e përkrahje të drejtpërdrejtë kërkesave të drejta e të ligjshme të minatorëve, por për ato ngjarje u botuan kronika të shkurtëra e të ‘’thata’’, për nga përmbajtja, ndërsa shkrimet kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës nuk mungonin!
Më 20 shkurt të vitit 1989 minatorët heroik të minierës së njohur edhe në arenën ndërkombëtare të minierave ‘’TREPÇA’’ të Stari-Tërgut, të paknaqur me gjendjën ekzistuese si dhe me trajtimin e përbuzjen që iu bënë kërkesave të tyre të shtruara më 1988, organeve më të larta të pushtetit kuisling të Kosovës, u hodhën në grevë të përgjithshme.
Ata u ngujuan në galeritë e nëntokës dhe për 8-të ditë rresht, ashtu siç është i njohur opinioni mbrenda e jasht Kosovës qëndruan të papërkulur dhe të pathyeshëm.
Në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, nuk u shkrua aq sa duhej të shkruhej për veprën e lavdishme dhe të pavdekshme që po krijonin me aq mund e sakrifica të mëdha luanët e nëntokës shqiptare.
Edhe kësaj radhe kur i gjithë populli ishte hedhur në grevë, në shenjë përkrahje dhe ishte tronditur thellë për shëndetin dhe të ardhmën e minatorëve trima, kishte nga ata kalemxhinj që edhe në ato momente u frymëzuan nga vendimet e mbledhjeve të KK të LKK-së që hartoheshin nga armiqt dhe tradhtarët më të mëdhenj të popullit tonë, që të shkruanin kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe jetës e veprës së Enver Hoxhës!
Marsi i vitit 1989 do të mbahet gjatë në mend nga kujtesa historike e popullit tonë, si muaji kur delegatët ‘’shqiptar’’ të Kuvendit të Kosovës ngritën gishtërinjtë për suprimimin e autonomisë së Kosovës ashtu siç mësonte e urdhëronte Serbia dhe Millosheviqi.
Populli ynë duke e parë se edhe ajo autonomi e paket që e gëzonte iu nxorr në treg dhe po i shitej nga ana e delegatëve të zgjedhur nga ai ‘’vet’’, i udhëhequr nga pjestarët e partive politike ilegale e veçanërisht nga Levizja Popullore e Republikës së Kosovës, u ngrit në këmbë dhe demonstroi fuqishëm paknqësinë e tij më rastin e ndërrimeve kushtetuese në dëm të tij dhe pa përfillur vullnetin e tij.
Kështu njëherë më 23, 24 dhe 25 mars në Ferizaj e pastaj më 27 dhe 28 Mars gati në të gjitha qytetet e Kosovës, shpërthyen demonstratat e njohura që kishin karakter të mirëfillët gjithpopullorë.
Në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, munguan shkrimet të cilat do të dënonin tradhtinë e delegatëve të Kuvendit të Kosovës, por përkundrazi u botuan shkrime e komente të cilat i arsyetonin dhe i quanin të drejta, të padëmshme dhe madje ‘’progresive’’ ndryshimet kushtetuese, por që edhe demonstruesit nuk kurseheshin nga etiketimet që botoheshin ne faqet e këtij shtypi:’’…demonstrata armiqësore,- shkruante ‘’Zëri i Rinisë’’ në Komentin e tij,- që filluan në Ferizaj e Prishtinë e ditëve të mëpastajme edhe në shumë qendra të Krahinës dëshmojnë se me çfarë mënyre nacionalistët shqiptar dëshiruan të pengojnë proceset e ndryshimeve kushtetuese në Serbi…’’, ndërsa shkrimet kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe jetës e veprës së Enver Hoxhës nuk mungonin!
Kur llapjanët trima në qendër të qytetit të Podujevës, të prirë e të udhëhequr nga luftëtari lirisë dëshmori Ali Ajeti e filluan demonstratën me rastin e ardhjës së një delegacioni të Parlamentit Evropian në muajin Maj të vitit 1989 në Kosovë, dhe kur poashtu në qendër të Prishtinës, para Hotel Grandit ku ishin të vendosur parlamentarët evropian, shpërtheu një demonstratë e fuqishme, në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, asnjë shkrim në përkrahje e në mbështetje të asaj ngjarje të lavdishme që i detyroi parlamentarët evropian të shihnin të vërtetën dhe ata me atë rast edhe e ndërprenë vizitën e tyre në Kosovë, asnjë shkrim nuk u botua për këtë eveniment të rëndësishëm që ua dogji letrat në duar serbomëdhenjëve dhe tradhtarëve të popullit tonë, por përkundrazi u botuan shkrimet ku etiketoheshin demonstruesit.
Ja se ç`botonte në Komentin e tij ‘’Zëri i Rinisë’’: ‘’…ditë më parë, nacionalistët dhe separatistët shqiptar përsëri organizuan demonstrata.
Në Podujevë dolën në rrugë të maskuar e të armatosur dhe, madje, u konforntuan me organet e sigurimit.
Në Prishtinë nuk arritën (në qendër të qytetit), të përfitojnë as kalimtarët e rastit, as qytetarët (ky është një blof i stilit të njohur, sepse pikërisht së bashku me organizatorët, kalimtarët ishin ata që i dhanë karakterin popullor demonstratës I.H.).
Grupit (militant), të nacionalistëve tek në orët e mbrëmjes, në oborret e konvikteve të studentëve iu bashkuan një numër studentësh…’’,’’…por, nacionalistët dhe separatistët shqiptar edhe sot, ashtu sikurse gjithmonë, janë dhe mbesin të njejtë: kundër barazisë, kundër vëllazërim-bashkimit, për Kosovën Republikë’’, për ‘’Kosovën etnikisht të pastër’’…’’, ndërsa në anën tjetër shkrime të mbushura plot me insinuata kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe jetës e veprës së Enver Hoxhës, mbushnin faqet e shtypit legal!
Tetori i vitit 1989 përsëri solli në Kosovë e vise ngjarje të reja e të vrullshme që e ngritën edhe për një stad më të lartë ndërgjegjën kombëtare të popullit tonë.
Në Mitrovicë të ‘’Titos’’, dolën para gjyqit shumë të akuzuar në mesin e të cilëve edhe disa minatorë trima që qëndruan heroikisht gjatë kohës së grevës.
Në shenjë nderimi, rrespekti e përkrahjeje, populli shqiptar i Kosovës dhe viseve të saj doli rrugëve dhe demonstroi për gjyqin fashist që po u bëhej minatorëve trima, sepse duke demonstruar kundër dënimit të minatorëve dhe disa ish-udhëheqësve autonomist, në fakt populli ynë demonstronte edhe kundër heqjes së autonomisë.
Edhe gjatë kësaj kohe në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë e vise, jo vetëm nuk u shkruan shkrime përpos kronikave të shkurtëra ku dominonte emri i urryer i kolaboracionistit të deridjeshëm me armiqt Azem Vllasi, por edhe kësaj radhe nuk munguan shkrimet kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe jetës e veprës së Enver Hoxhës!

Nëntori i vitit 1989 ashtu siç e njohu historia e popullit tonë, të kuq e të pashuar, edhe në Prishtinë ishte i tillë. Në Kodrën e Diellit u rrethuan nga forca të shumta ushtarako-policore dy luftëtarët e lirisë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Për orë të tëra këta dy petrita mali, u bënë ballë sulmeve të shumta të policisë dhe ushtrisë së armatosur gjer në dhëmbë, që i kishte rrethuar. Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ranë ashtu si u ka hije vetëm luftëtarëve të lirisë, me armë në dorë e të papërkulur.
Edhe gjatë kësaj kohe në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë, jo vetëm që nuk u botuan shkrime ku tu thurrej lavdi heroizmit të bijëve të rënë të popullit e të denoheshin pushtuesit dhe tradhtarët, por përkundrazi, RTV i Prishtinës dhe shtypi njoftonin për rrethimin dhe vrasjën e dy ‘’terroristëve’’, ndërsa shkrimet kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe jetës e veprës së Enver Hoxhës skishin të ndalur!
Kur në janar-shkurt të vitit 1990 i gjithë populli shqiptar në Kosovë dhe vise u ngrit si vigan dhe demonstroi fuqishëm si në qytet ashtu edhe në fshat, ku kërkonte të drejta e liri për Kosovën, ku kërkohej që Kosovës ti njihej statusi i Republikës, për këto ngjarje që janë nga më të shënuarat e nga më kapitalet në historinë e popullit tonë, në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, nuk pati shkrime e komente që ti bënin jehonë këtyre ngjarjeve të mëdha, përpos ndonjë kronike të rëndomtë gazetareske, se në këtë apo atë qytet populli doli masovikisht në demonstratë.
Edhe gjatë kësaj kohë kur gjërat filluan të duken qartazi e në sipërfaqe, pati nga ata kalemxhinjë sahanlëpirës që kujdestaronin dhe shkruanin ndonjë shkrim dhe e botonin kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës! etj., etj..
Kush tjetër mund ta drejtonte në këtë rrugë të pandershme e të ndyrë antikombëtare shtypin periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, përpos pushtuesve serbomdhenj dhe tradhtarëve shqiptar???

Është mëse e qartë, askush tjetër përpos tyre. Tradhtia në këtë drejtim është: nec plus ultra!

   Lirisht mund të thuash se që nga viti 1948 e këndej, shtypi periodik legal në gjuhën shqipe që botohej e u botua deri para shuarjës së gazetave shqipe dhe futjës së masave të dhunshme në ndërmarrjën gazetare botuese ‘’RILINDJA’’ e më vonë edhe krijimin në vend të saj të ‘’PANORAMËS’’, shtypi legal ruan një qëndrim fix, atë të qëndrimit armiqësor, shpifës e denigrues ndaj Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe veçanërisht ndaj figurës, jetës dhe veprës së udhëheqësit të popullit, partisë dhe shtetit shqiptar Enver Hoxhës! Sulmet, falsifikimet, fyerjet dhe denigrimet ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe në mënyrë të veçantë ndaj Enver Hoxhës, ishin dhe vazhdonin të ishin në sistem. Ato u intensifikuan pas prishjes së marëdhenieve me ish-Jugosllavinë në vitin 1948, u institucionalizuan, u perfeksionuan vazhdimisht dhe vazhdojnë të jenë të tilla, sepse e ruajnë freskinë dhe kontinuitetin edhe sot. 

Në mes të këtyre shkrimeve është një ndryshim jo i parëndësishëm?!
Derisa nuk ishin (egzistonin), partitë politike legale shqiptare në Kosovë e vise, të gjitha sulmet monstruoze, fyerjet e poshtra, denigrimet e rënda dhe falsifikimet tendencioze e bajate, përgaditeshin në kuzhinën e shovinistëve serbo-maqedono-malazezomëdhenj, në shumë raste shërbëtorë të kësaj kuzhine ishin ‘’shqiptarët’’, kurse pas formimit të partive, mjerisht këto maskarallëqe dilnin nga kuzhina e markës së ‘’pastër’’ ‘’shqiptare’’!
Sulme kundër politikës së drejtë dhe parimore të popullit shqiptar të Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës atëherë, sulme sot!?; Sulme kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës në kohën sa ishin në pushtet Tito, F. Hoxha, Rankoviq, A. Shukriu, Millosheviqi, Vllasi, Morina etj., dhe prap sulme kundër të njëjtës Shqipëri e të njëjtës politikë, të njëjtës parti e të njëjtit personalitet, por jo nga pozita e përcaktimit të ‘’patriotizmit dhe vetçeverisjes socialiste jugosllave’’, por nga pozita të ‘’demokracisë pluraliste’’ e dokrra të tjera.
‘’Ujku qimen e ndërron, por vesin jo’’ thotë proverbi popullor.
Siç duket edhe shtypi jonë nuk ka pësuar metamorfozën dhe shpërlarjën e nevojshme, ngase ende drejtohet nga komitetlinj e drejtues të së kaluarës titste.

  • Zotërinjë kalemxhinjë të honorareve e të darkave të majme solemne?
    Kur organi i LSPP-së ‘’RILINDJA’’ botonte në faqet e saja shkrimet të cilat villnin vrer e helm, e kundër popullit që gjoja e përfaqësonte, artikujt kundër demonstratave e evenimenteve tjera që zhvillonte populli ynë në mbrojtje të kulturës dhe historisë së tij të lashtë, në organin e PPSH-së ‘’ZËRIN E POPULLIT’’, botoheshin shkrimet me përmbajtje të fuqishme kombëtare e që ishin në mbrojtje të interesave dhe luftës për liri të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi.
  • Zotërinjë kalemxhinjë kolaboracionist?, Kur RTV i Prishtinës realizonte edhe projekte të tëra emisionesh kundër Shqipërisë socialiste, dhe kur folësit tanë ishin të detyruar të flisnin me orë të tëra kundër rinisë sonë heroike që derdhte gjakun lum rrugëve e rrugicave të Kosovës e viseve të saj, për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut, RTV i Shqipërisë realizonte projekte të tëra me përmbajtje të fuqishme kombëtare dhe që ishin në mbrojtje të të drejtave të vëllezërve shqiptar jasht kufijve politik të Shqipërisë.

Kush dëshiron dhe nëse i duken të
pamjaftueshme këto që u përmendën, le të shfletojë literaturë etj., se do të gjejë fakte e fakte sa të dojë!
Nga e gjithë kjo që u tha deri më tani, rezulton se tipi i propagandës me shtyp, me libra, me film etj., kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, që dilte nga Beogradi, Shkupi e Titogradi e që merrte vulën dhe nënshkrimin e kalemxhinjëve të shitur e tradhtar nga Kosova e viset e saj, mjerisht edhe sot e kësaj dite nuk po ndalet edhe pse është zbehur ca!
Lexues të nderuar,
Mund ta merrni me mend se sa është dashur të gjymtohej e sakatohej historia, kultura, tradita, doket e zakonet e popullit shqiptar të Shqipërisë socialiste, të Kosovës e viseve të saj dhe diasporë, historia e lavdishme e njërit nga subjektet e vetëm dhe të fuqishëm PPSH si dhe figura, jeta e vepra e Enver Hoxhës, për ti futur në shtratin e tmerrshëm të Prokrustit të cenzurës titisto-kuislinge?! U dasht edhe më shumë që të gjymtohej për tu futur përsëri në shtratin me ‘’dafina’’ të Prokrustit të cenzurës së tipit a la demokraci!
Për shtypin periodik legal në gjuhën shqipe që u botua në Kosovë që nga viti 1948 e deri me 1992- mund të konstatojmë me sa vijon: Gjithë ai averzion i krijuar kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, e ka bazën dhe ndodhte se në pushtet ishin pushtuesit shovinist serbo-maqedono-malazezomëdhenj dhe tradhtarët e popullit tonë.
Është e natyrshme që në ato rrethana qfarë ishin në atë periudhë gati gjysmë shekullore, të mos kishte mundësi që çdo kush që shkruante ndryshe nga çmendonin, vepronin e shkruanin pushtetmbajtësit dhe kryeredaktorët e redaktorët titist, ti botonin shkrimet e tyre në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohej në Kosovë e vise, sepse ishte shtyp kukull.
Çdo faqe, për të mos thënë çdo rresht, po e shfletuam dhe e lexuam me vëmendje, do të gjejmë diç që është shkruar kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës.
Aty ku është shkruar kundër Shqipërisë, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, poaty janë botuar edhe shkrimet të cilat ishin të shoqëruara me portretet e Titos, Rankoviqit, Kardelit, Bakariqit, Fadilit, Sinanit, Aliut, Tempos, Mugoshës, Stamboliqit, Bakallit, Vllasit, Millosheviqit, Morinës etj., emrat e këtyre armiqëve dhe tradhtarëve që më së shumti popullit tonë i kanë shkaktuar e i shkaktojnë dhimbje e dëme të pallogaritshme, gjithashtu do të mbesin njëra nga pikat e zeza të shtypit legal në gjuhën shqipe që është botuar në Kosovë pas LDB-së.
Në të gjitha kohërat e periudhat të gjata e të shkurtëra kur ishin në fuqi e pushtet këta emra të urryer nga populli, sulmet ndaj Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës ishin permanente.
Po kush nuk e shau, fyu e denigroi popullin shqiptar të Shqipërisë dhe jashtë saj kudo që jetonte, PPSH-në dhe udhëheqësin Enver Hoxha përmes gazetave, revistave e botimeve të veçanta si në: ‘’RILINDJA’’, ‘’ZËRI I RINISË’’, ‘’BUJKU’’, ‘’BOTA E RE’’, ‘’FJALA’’, ‘’SHKËNDIJA’’, ‘’FLAKA E VËLLAZËRIMIT’’, ‘’JETA E RE’’, ‘’KOSOVARJA’’, ‘’KOMUNISTI’’ etj., botimet e veçanta si: ‘’ KOSOVA TË VËRTETAT DHE MASHTRIMET’’-S. HASANI, ‘’BARAZIA E PAKICAVE KOMBËTARE’’-Dr. H. HOXHA,- Dr. Syrja POPOVCI, ‘’NACIONALIZMI DHE IRIDENTIZMI STALINIAN NË SHQIPËRI’’- Dr. H. Hoxha, ‘’SHQIPËRIA E ENVER HOXHËS’’- botim i tanjugut, ‘’STALINIZMI DHE NEOSTALINIZMI’’- Dr. E. MURTEZAI etj., etj., që ishin të ngjashme dhe identike me ato të: ‘’NINIT’’, ‘’DUGES’’, ‘’INTERVJUS’’, ‘’POLITIKËS’’, ‘’BORBES’’, ‘’ILUSTROVANA POLITIKËS’’, ‘’POLITIKA EKSPRESIT’’, ‘’JEDINSTVOS’’, ‘’NOVA MAKEDONIJAS’’, ‘’DANASIT’’, ‘’OSLOBOXHENJES’’, ‘’POBJEDES’’, ‘’POLITIÇKA BIOGRAFIJA E ENVER HOXHËS’’-P-ZLLATAR, ‘’GOSPODAR ZEMLE ORLLOVA’’ et., etj..

     Asnjëherë deri më tani lexuesit e të gjitha gazetave legale që u botuan në Kosovë e vise nuk kanë pasur, nuk kanë mundësi dhe vazhdohet të mos u krijohet një mundësi e tillë, që përmes shtypit të lexojë pjesë nga veprat e shumta që i ka lënë trashëgim Enver Hoxha, ashtu siç po lexon pjesë nga veprat e autorëve të ndryshëm shqiptar kundërshtar të pushtetit socialist, PPSH-së dhe Enver Hoxhës!
     Pse nuk botohen pjesë nga veprat e Enver Hoxhës dhe organit të partisë së tij që ai e udhëhiqte, ‘’ZËRI I POPULLIT’’???!!!

     Zotërinjë kryeredaktorë dhe redaktorë!
     Botojini këto shkrime dhe krijoni mundësinë që lexuesit të gjykojnë vetë në mënyrë të pavarur, në është kështu apo ashtu, anakronizëm apo jo, shkrime antikombëtare apo jo, e jo t`i serviren lexuesit shkrime , mendime e ide nga më të ndryshmet të ekstremit të djathtë, që gjithsesi të shpiejnë në anarkizëm e përqarje kombëtare.

   -Pse të mos i krijohet mundësia opinionit lexues të Kosovës që t`i lexojë në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohet në Kosovë e vise, të gjithë ata artikuj të zjarrtë që i botonte gazeta, ‘’ZËRI I POPULLIT’’, ‘’BASHKIMI’’, ‘’DRITA’’ etj., gjatë periudhës së vitit 1981 e më vonë, artikuj të cilët i emetonte edhe Radio Tirana në të gjitha gjuhët e botës?!
  • Pse të mos i krijohet mundësia opinionit lexues të Kosovës që të lexojë në faqet e shtypit periodik legal në gjuhën shqipe që botohet në Kosovë, pjesë nga libri ‘’Titistët’’ e pjesë nga veprat tjera të Enver Hoxhës për Kosovën dhe shqiptarët të dëshmojnë qartë përcaktimin e tij fuqishëm prokosovarë???!!!;
  • Sot kur botohen artikujt e organit të PDSH-së ‘’RILINDJA DEMOKRATIKE’’ në shtypin periodik legal në gjuhën shqipe në Kosovë, pse të mos botohen edhe artikujt e organit të PSSH-së ‘’ZËRI I POPULLIT’’, të ADSH-së ‘’ALEANCA’’, të gazetës së pavarur ‘’KOHA E JONË’’ e gazeta të tjera opozitare???!!!; -Zotërinjë redaktorë e kryeredaktorë, ju që keni kryer kurse e shkolla ‘’speciale’’, nëse vazhdoni të mos lejoni të botohen shkrime që ua nxjerrin të palarat në shesh, duhet ta dini dhe ta keni mëse të qartë, se kush është në pozicionin e të mundurit këtu tek ne në Kosovë e kush në Shqipëri, pastaj e kujt është përspektiva: e atyre që kanë qenë në pushtetin kuisling apo e atyre që ishin në anën e popullit???!!! Të gjithë ata që kanë shkruar dhe vepruar gjatë tërë jetës së tyre kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, nëse mendojnë edhe më tej të shkruajnë, duhet ta kenë mëse të qartë se mbjellin përqarje kombëtare dhe që shkojnë e i kontribuojnë drejtpërsedrejti politikës serbe. Të gjithë ata kalemxhinj që e kanë shkruar qoftë edhe një artikull të vetëm ose kanë folur vetëm një fjalë kundër Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, i këshillojmë që t`i lënë anash orekset e tilla, dhe t`i përvjelin llërët, nëse e kanë ndërmend nëse ua mbanë, e të shkruajnë se si dhe ç`rrugë duhet të ndjekim e ç`metoda duhet të përdorim, nëse dinë, që të çlirohemi nga qizmja e okupatorit serbomadh. Këtu dhe vetëm këtu duhet drejtuar tehun e luftës ata kalemxhinj nëse donë, nëse nuk donë, së paku mos të na pengojnë, sepse nuk do t`ua harrojmë kurrë, ngase e dimë shumë mirë se kush ishin në të kaluarën e afërt. Ata ‘’filozof’’ e ‘’demokrat’’ që kanë shkruar dhe shkruajnë një paqavure kundër ish-Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, kanë sabotuar dhe përçarë luftën e popullit tonë dhe kështu i shërbejnë politikës dhe strategjisë antishqiptare të pushtuesit.
    Qëndrimi i shtypit periodik legal në gjuhën shqipe, ndaj Shqipërisë socialiste, PPSH-së dhe Enver Hoxhës, është e do të mbetët vija e demarkacionit që i ndanë opinionet politike kudo që jetojnë shqiptarët.
    Është koha e fundit të mendojmë në mënyrë më të gjithanshme dhe më me seriozitet për fatet dhe të ardhmën e popullit dhe Atdheut.
    Fati dhe e ardhmja e tij nuk zgjidhet duke e sharë, fyer dhe denigruar ish-Shqipërinë socialiste, PPSH-në dhe figurën e veprën e Enver Hoxhës, por përkundrazi.

Ilir Hasani
Prishtine, mars 1994

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *