ADEM DEMAÇI NJË NGA BABALLARËT E KOMBIT

83 Vjetori i Gjigantit Kombëtar Adem Demaçi

Në shekullin e XX -të , në kohën kur shqiptarët përpeliteshin për mbijetesë kombëtare lindi me 26 Shkurt 1936 ideologu simboli kombëtar uragani kuq e zi njeriu që sfidoi një Jugosllavi kryekriminale Adem Demaçi personalitet i përmasave botërore .

E terë jeta e tij ishte në shërbim të dijes atdheut lirisë çlirimit dhe bashkimit kombëtar as 30 vite burgje të tmerrshme as asgjë nuk thyenin dot idealet e tij liridashese .
Udhëheqes shpirtëror dhe kombëtar që terë jetën e tij u mundua për unitet kombëtar , terë jeten kombit i dha atomin e fundit nga vetja pa i marrë asgjë i stërdeshmuar në çdo etapë historike dhe veçmas në luftë ku ishte autoriteti me moral autoritativ mbi ne UÇK .

Baca Adem kurrë nuk kërkoi poste e ofiqe , ai deri në frymen e fundit u përpoq për vetëdijesimin tonë njerezor kombëtar dhe unitetin aq të munguar .

Padyshim që Adem Demaçi është një nga figurat më të spikatura të kombit në të gjitha kohërat një shkëmb graniti i Shqipërisë i panshqiptarizmes .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *