Fatmir Humolli njeriu i Bashkimit Kombëtar

Ndërgjegjësimi mbi pasojat e pritshme afatgjata të pasivitetit dhe rëndësia e të qënit aktiv në politikë më obligon të bëhem pjesë e garës zgjedhore të 14 shkurtit dhe duke u mbështetur në përkrahësit e mi, kam vendosur të garoj në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje ka treguar një qëndrueshmëri në vazhdimësi dhe si e tillë mendoj që është në rrugë të drejtë, me potencialin e duhur për të formuar një qeveri korrigjuese e të dobishme për vendin dhe për shoqërinë.

Lista është bërë një lloj fronti për t’i goditur politikisht gabimet që janë bërë deri tash. Ne do ta argumentojmë se jemi të aftë të formojmë një shtet me zhvillim të pandalshëm kombëtar në të gjitha sferat e jetës.

Duhet të dënojmë politikat e rrejshme dhe të korruptuara që janë përhapur në Kosovë. Jo të shtyrë nga inati apo frustrimi por të shtyrë nga arsyeja e shëndoshë, vullneti dhe ideali për një shtet të fortë, të drejtë e të zhvilluar.

Opinion nga Fatmir Humolli

Leave a Reply