Reagon Vlora Çitaku

“NUK KA ME PASË LUFTË NË KOSOVË”, ka garantuar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku “Mos ndjellni frikë e panikë. NATO është garantues i sovranitetit të Kosovës. Serbia e di shumë mirë çka sjellë një konflikt i hapur me NATO. E ka provu. Ka pasë luftë në Kosovë para 23 vitesh. Disa prej nesh kemi qenë të rritur dhe kemi pasë mundësinë me luftu atëherë”, ka shkruar ajo duke iu përgjigjur kryeministrit Kurti dhe paralajmërimit të tij se mund të ketë konflikt të armatosur me Serbinë.