Arben Krasniqi kujton bashkëluftëtarin Bahri Fazliun
SOT S’DO TË JEMI TE GJITHË, BAHRI
Sot, 27 vjet nga rënia jote, do të vijmë të të kujtojmë pranë varrit, por pa vëllanë tënd Fadilin, që sot e ka zëvendësuar lirinë me hekurat e një burgu të padrejtë.
Ti dhe ai, dy vëllezër të luftës dhe të fjalës, njëri ra për lirinë, tjetri mbahet peng në paqe.
Vëllai yt, Bahri, edhe pse i mbyllur, është i lirë në zemrat tona.
E drejta do të dalë në dritë, njësoj si emri yt që ndriçon çdo cep të kësaj toke.
Lavdi heroit te kombit Bahri Fazliu!