Në botën tënde doja të jetoja nga poetja shquar Elvira Zeneli
Elvira Zeneli
NË BOTËN TËNDE DOJA TË JETOJA
Të pashë të ikje në mospërgjigjet e mia
Vështrimin e sinqertë ta dhashë me vete
Në dhomën e syrit një dritë rri ndezur
Nuk hidhet dashurie si një copëz e pavlerë letre…
O natë e heshtur pranvere ku malli oshëtin
E dora e shtrirë mbetet pa një shtrëngim
Merrmë me syrin e yllit më të ndritshëm e atje dërgomë
Ku ka qetësi, ku kam dëshira jete.
Në botën tēnde doja të jetoja
M’u duke i thjeshtë, dhe modest plot bukuri
Ndërsa bota jashtë mbushur më rrënoja fjalësh
Ferra e gjemba mbjellë gjithkund
Por gjithçka e tepërt qenka haram
Edhe dashurinë që ta dhashë pa droje
Por me shpirtin e pastër kristal.
Toka rrotullohet rreth boshtit të saj,
Rreth diellit rrotullohet e stinët kalojnë
Sythet çelin degëve të pemëve në fillim pranvere
fluturat hyjnë kudo si zjarri digjen pas mbetet pluhur yjesh
Deri në frymën e fundit duke vizatuar dashurinë!