I madhi Fadil Jashari i kalofsh shekujt

60 pranvera pas shpine,
plot kujtime që flenë në heshtje,
buzëqeshje që ngrohin shpirtin,
plagë që mësuan durimin
Jo më për të kërkuar, por për të falënderuar.
60 vite jetë – një rrugëtim me gëzime, sfida, mësime e mirënjohje.
Po hyj në gjeneratën e tretë me zemrën plot, shpirtin më të qetë, dhe sytë ende të etur për bukurinë e jetës.
Kam ecur, jam ndalur, kam rënë e jam ngritur. Kam dashur, kam humbur, kam mësuar.
Tani hyj në gjeneratën e tretë të jetës jo me nxitim, por me qetësi.
Me mirënjohje për çdo hap që më solli deri këtu.
Me shpresë për gjithçka që vjen.
Me dashuri për ata që më rrethojnë.
60 – jo një numër, por një bekim.

Ky është postimi i vëlla Fadilit në Facebook