Nga i madhi Agim Këlmendi

Me shkas..
Kjo poezi është shkruar për ju që nuk
mërziteni që Kosova dita ditës po zbrazet..
Agim S. Kelmendi

Vogëlushes së lagjes..

Emigracioni, kjo plagë që vazhdon jo të shërohet, por po thellohet gjithnjë e më shumë në ditët tona.
Çdo ditë kur kthehesha nga puna, shikoja në oborrin para banesës fëmijët e lagjes që luanin me njëri – tjetrin.
Mirëpo, sot ishte gjithçka krejt ndryshe, ngjyra gri kishte pushtuar lagjen.
Ema ishte një vajzë tetë vjeçe. E shkathët dhe e zgjuar. Kishte mbaruar klasën e parë me rezultate tê shkëlqyera. Por fati e deshi si shumë fëmijë të tjerë, tê merrnin rrugët e mërgimit.
U ktheva nga puna si çdo ditë, por ndjeva se më mungonte buzëqeshja dhe përshëndetja jote e ēmbël,

  • Xhaxhi Agim, Mirëdita!
    Ndalova dhe shikoja vendin aty pranë kur luaje me motra dhe, ajo zhurma juaj nuk më shqetësonte aspak, por mē jepte kënaqësi në shpirt dhe nostaligjinë e moshës së fëmijërisë..
    Nuk m’i ndaje sytë e tu të kthellët, ashtu
    e vogël edhe e brishtë, me atē zërin e ngrohtë fēminor kur më shikoje me dicka në duar e më drejtoheshe me dashuri – Xhaxhi a ke nevojë për ndihmë?
    Ky zë kaq i pafajshëm i saj, dhe i shumë e shumë fëmijëve të tjerë, do na mbesë në kujtesë sepse vendit po i ikin fēmijët, po ikën rinia dhe po mbetet çdo gjë, thjesht si një vegim…
    Ema ti tani ike me familjen në mërgim…
    I more të gjitha me vete, e neve na le hijen tēnde si kujtim, ta shohim sa herë të hyjmë e të dalim në lagje.
    Ike dhe u vendose në bankat shkollore ku është një tjetër gjuhë, njē tjetër flamur dhe një tjetër komb…Njohuritë bazë të klasës së parë dhe Abetaren e mbarove këtu në vendin tënd të shtrenjtë, në Kosovë. Por, jam i bindur se prindërit do të flasin me juve vetëm gjuhën shqipe dhe do të ushqejnë tek Ti ndjenjēn e fortë të atdhedashurisë dhe zemra do rrahë vetëm për flamurin Kuq e Zi, për Kombin Shqiptar, të cilët Ju na keni bërë dhe do na bēni Krenar në botēn mbarë.
    Hedh sytë në ballkonin e banesës, aty mbeti vetëm gjyshja dhe unë…, të kërkoj dikund aty, por….
    Çdo gjë po shkatërrohet nga ikja e njerëzve tanë në mërgim,
    Tashmë jo vetēm fshati mbeti bosh, por dhe qyteti po mbetet pa njeri…
    Kjo plagë që na ka përcjellë me vite,
    Me shpresën se pas lirisë do të bëhet mirë, po venitet çdo ditë…
    Falë atyre që për 26 vite detyruan familje të tëra të zbraznin Kosovën, për bukën e gojës…
    Një ditë kur do të kthehesh e të rritesh, e dinjitetshme nga shteti që ju dha bukën…
    “Mos harro se të gjitha i kemi nga njerëz të papërgjegjshëm, që asgjë nuk bënë për ju dhe, ne që mbetem me ideale të mëdha për liri.”..