Malli i heshtur nga Elvira Zeneli
Elvira Zeneli
Malli i heshtur
Loti i nxehtë më mblidhet rreth syve,
rrokulliset ngadalë në gushë,
ndalet herë pas here si një meteor
në mollëzat e përvëluara.
Unë, malli i heshtur,
do të bëhem shami mëndafshi,
të puth qerpikët me fjalë të ëmbla,
me butësinë që vetëm dashuria e njeh.
Kur era e ftohtë të zbresë në asht
dhe ngrica të kaplojë frymën,
do të vij, përmallshëm,
pa frikë nga zjarri ku digjem,
sepse të dua.
Kur dallgët, tufani e shiu
ta fshijnë bregun e zemrës,
do të të gjej sërish në shpirt,
aty ku lind e vetmja forcë që s’shuhet —
dashuria, ndjenja më e bukur në botë.

