Sytë nga Dalinë Arifi
Sytë
Në jeshilën e syve tu lashë ëndrrat e mia
Në trupin tënd u mbështeta qetësisht
Te duart e tua u mbajta sigurt
Në kraharorin tënd u përqafova me paqe
Shpirti yt i dha dritë shpirtit tim
Sytë të panë, buzët nuk folen
Sa e rëndë pesha e heshtjes sot.
Sytë folën, shpirti ndaloi
Atë ditë zemra ndryshe dashuroi
Paska qenë kësmeti kështu
Të të dua e mos ta them kurrë
Sa shumë peshë paska heshtja sot.
Dalinë Arifi
Nëntor 2025, Prizren.

