Ramushi njofton për angazhimin në listë të Dorentina (Nikë)Hysenit

Bashkëluftëtari Nikë Hiseni është një burrë i dëshmuar në ditët e vështira, i zgjedhur për disa mandate me radhë si asamblist në Komunën e Gjakovës, ndërsa familja Hiseni nga Neci është një ndër familjet më të respektuara në Gjakovë.

E kam nder të mirëpres në listën e Aleancës vajzën e Nikës, Dorentinën, e cila përfaqëson brezin e ri të Aleancës, të rinj profesionistë e ambiciozë për ta çuar Kosovën përpara. Dorentina është juriste me përvojë, dhe angazhimi i saj sjell profesionalizëm dhe energji të re në listen tonë.

Shumë fat e suksese!