Nga Kumrie Shala
PO VALLËZON NË VARGJE
Sa herë desha
ta derdh lumturinë time në ty,
kohën nuk e llogarita,
mjaftonte të të shihja të qeshur,
gëzimin të ta lexoja në sy.
U bëra shërbëtore e buzëqeshjes sate,
për një fije drite në fytyrën tënde.
Tërë dashurinë e shterrova,
që ti të ndiheshe mirë,
Por kot paskësh qenë zemërgjerësia ime,
e kjo më dhemb thellë,
më dhemb pa zë.
Kohën e falur,
si do ta kthej?
E ti, sikur për inat,
as që po ndalesh.
Unë dua të çmendë
heshtjen,
ta përplas tokë.
Si mundesh të vallëzosh
nëpër vargjet e tua,
kur respektin që pata për ty
e hodhe në llum?
Unë po dal nga kjo poezi,
ti rri vetëm me hijen tënde.
Mos i paq pshtim!

