Ramush Haradinaj kujton Mentor Kaçin
Paska ndërruar jetë aktivisti i çështjes kombëtare, Mentor Kaçi. Një jetë e tërë në shërbim të atdheut, ai i takon gjeneratës së hershme të intelektualëve shqiptarë që ishin në ballë të aktiviteteve politike dhe organizimit të rezistencës kundër regjimit jugosllav.
Ngushëllime të sinqerta familjes Kaçi, miqve dhe bashkëveprimtarëve.
Mentori, u prehtë në paqe!
