Nga e çmuara Abide Gashi
BUZËQESHJA IME
Buza ime,
e buzëqeshur, përherë,
Hallet e shpirtit,
kurrë si merr vesh!
Janë sekrete,
që s’ ia tregoj asnjëherë
Buzëqeshjen e saj ,
nuk dua me prishë!
Hallet e mia i mbajë,
në sirtare të mbyllura,
I hapi ato ,
në heshtje duke derdhur lot,
Përpara buzës ,
i mbaj të ndrydhura,
Sa të dhimbëshme janë,
ajo si kupton dot!
I kam thënë qëndro,
e lumtur dhe falë buzëqeshje,
S’ e unë jam ajo ,
që nuk kërkoj shumë,
Edhe pse pa stolisje ,
pa luks për veshje,
Ndjehëm krenare ,
sepse kjo jamë unë!
Me hallet e mia,
s’ dua për t’ e mërzitur,
Nuk dua t’ më mashtroj ,
loti i shpirtit tim,
I mbuloj plagët ,
dhimbjet s’ka me i ditur,
Pas çdo loti të nates,
buza ime qeshë, si dielli në agim!
Abide Gashi ; 5 mars 2021, Mitrovicë

