Çlirimtari i njohur Agim Fejzullahu me një opinion me vlerë

UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

Çdo përpjekje për ta njollosur atë, për të mohuar sakrificat e saj ose për të shtrembëruar të vërtetën e masakrave ndaj popullatës, nuk është thjesht fyerje, është dezinformim që dëmton shoqërinë, kujtesën tonë kolektive dhe duhet denuar ashpër me ligj.

Ligji duhet të jetë i qartë dhe i fortë:

  1. Të sanksionojë shpifjet dhe propagandën që mohon luftën çlirimtare.
  2. Të ndalojë gjuhën e urrejtjes që synon përçarjen.
  3. Të penalizojë dezinformimin për masakrat ndaj popullatës, sepse mohon vuajtjet e viktimave dhe dëmton të tashmen dhe të ardhmen.

Të mbrojë kujtesën historike përmes dispozitave ligjore dhe edukimit të brezave të rinj.

Liria e shprehjes është e shenjtë, vetem ateherë kur nuk përdoret si mbulesë për urrejtje dhe manipulim historik.

Detyra jonë është të mbrojmë të vërtetën, dinjitetin e kombit dhe sakrificat e UÇK-së me ligj, me edukim dhe me kujtesë të përbashkët.